FondiBESA >> Rreth Nesh >> Misioni dhe Vlerat

Misioni dhe Vlerat

Misioni i Fondit BESA sh.a është të ndihmojë në rritjen ekonomike dhe reduktimin e varfërisë së vendit në zonat urbane dhe gjysmë-urbane duke promovuar ndërmarrjet mikro dhe të vogla në Shqipëri.

Klientët e Fondit BESA sh.a përfshijnë njerëz nga të gjitha shtresat social-ekonomike, përfshirë të papunët dhe bizneset e sapokrijuara.

 

Vlerat

Fondi Besa sh.a ka pesë vlera bazë, të cilat rrjedhin natyrshëm nga misioni dhe qëllimet e tij: Respekti, Integriteti, Transparenca, Profesionalizmi dhe Qëndrueshmëria. Bazuar në këto vlera, Fondi Besa sh.a. ofron gjithë shërbimet financiare që u nevojiten klientëve në zonat urbane dhe gjysmë urbane në Shqipëri.

 

Respekti

Baza e bashkëpunimit të Fondit Besa sh.a. me partnerët, klientët dhe brenda institucionit është respekti, vlerësimi dhe përkushtimi.

 

Integriteti

Fondi Besa sh.a. është përkushtuar të jetë i ndershëm, i drejtë dhe i besueshëm në gjithë aktivitetet e ndërmarra nga institucioni.

 

Transparenca

Fondi Besa sh.a. e bazon aktivitetin dhe bashkëpunimin e tij me gjithë partnerët dhe klientët tek transparenca. Ne besojmë se transparenca do t’i ndihmojnë klientët të marrin vendime të pjekura se cilat produkte duhet të blejnë dhe me çfarë çmimi dhe të vlerësojnë siç duhet riskun dhe kthimet e kredisë.

 

Qëndrueshmëria

Fondi Besa sh.a. ka rritur gradualisht volumin e aktivitetit të tij duke i kushtuar vëmendje parimit se “mikrofinanca duhet të arrijë vetëmbajtje financiare, me qëllim që të arrijë një numër sa më të madh njerëzish.  Ne e konsiderojmë qëndrueshmërinë financiare një kusht të nevojshëm për t’u ngritur në një nivel që i mundëson institucionit tonë t’i ofrojë shërbime mikrofinanciare një baze të madhe klientësh, duke qenë i pavarur nga subvencionet. Për këtë arsye volumi, cilësia, efikasiteti dhe produktiviteti konsiderohen aspektet më të rëndësishme të aktivitetit tonë. Kjo është arsyeja pse fokusi i menaxhimit dhe stafit është të përmirësojnë treguesit e performancës së aktivitetit.

 

Profesionalizmi

Fondi Besa sh.a. përdor ekspertizën dhe lehtësitë e duhura në shërbimet që u ofron klientëve dhe përpiqet të ruajë cilësinë dhe të ofrojë shërbime efikase për klientët e vetë. Punonjësit e dedikuar dhe të motivuar, të pajisur me njohuritë e kohës dhe vlerat më të mira personale sjellin zhvillim të institucionit.

 

Ne përpiqemi t’i shfrytëzojmë këto vlera personale me qëllim që të sigurojmë punonjës fleksibël dhe të orientuar në rritjen e rezultateve, të cilët do të jenë në gjendje të realizojnë synimet personale dhe të zhvillohen, në një linjë me arritjen e objektivave të biznesit të institucionit. 

 

 

 

Buletini

Register and receive all the updates from fondi BESA