FondiBESA >> Politikat e Privacisë

Privacy Policy

"fondiBESA" Sh.A ,gezon te drejten e ushtrimit te cdo te drejte pronesie dhe te drejtave te tjera per kete faqe interneti Website. fondiBESA ofron te dhena dhe informacione lidhur me sherbimet financiare qe ofron dhe ekzekuton gjate aktivitetit ditor; arritjet; strategjine e projektuar; ecurine financiare, etj.

 

Per kete arsye fondiBESA ju autorizon juve (me poshte referuar si "perdorues") te perdorni faqen e internetit te fondiBESA ne baze te pelqimit dhe angazhimit tuaj per te permbushur kushtet e meposhtme:

 

Megjithese qellimi i fondiBESA eshte t'u ofroje perdoruesve ne faqen e saj te internetit te dhena dhe informacione te sakta dhe te azhiornuara. BFondi e konsideron te gjithe informacionin dhe te dhenat e publikuara ne faqen e internetit te besueshme dhe nuk parashikon asnje pergjegjesi ndaj jush (perdorues) ne lidhje me saktesine, plotesine dhe perditesimin e informacionit dhe te dhenave te publikuara.

 

Informacioni dhe te dhenat qe publikohen ne faqen e internetit te fondiBESA kane natyre informuese dhe jo detyruese. Pervec se kur parashikohet shprehimisht ndryshe, informacioni dhe te dhenat e publikuara nuk do te konsiderohen akt ligjor i hartuar per te vendosur marredhenie ligjore midis fondiBESA dhe perdoruesve. Per rrjedhoje, te dhenat dhe informacioni i publikuar nuk do te konsiderohen si oferte, rekomandim, ose ftese per oferte.

 

fondiBESA nuk eshte pergjegjes per asnje demtim (humbje financiare, humbjen e te ardhurave, etj) te cilat rezultojne nga perdorimi ne cfaredo forme dhe per cfaredo qellimi i faqes se internetit te fondiBESA.

 

fondiBESA rezervon te drejten per te percaktuar, nxjerre dhe amenduar kushtet qe rregullojne perdorimin e faqes se Internetit te fondiBESA. cdo nderhyrje ne permbajtjen teknike ose permbajtjen informative, pa miratimin paraprak me shkrim te fondiBESA ndalohet ne menyre te rrepte.

 

Te gjitha materialet e botuara ose te paraqitura ne faqen e internetit te fondiBESA, perfshi logot, imazhet, njoftimet per shtyp, dokumentet, etj jane prone e fondiBESA. Per rrjedhoje, materialet nuk mund te kopjohen, riprodhohen,shkarkohen, modifikohen, transferohen dhe perdoren ne faqe te tjera pa miratimin paraprak me shkrim te fondiBESA.

 

MASAT PËR SIGURINË E TË DHËNAVE PERSONALE

Fondi Besa zbaton në mënyrë rigoroze  ligjin Nr. 9887 datë 10.03.2008 “ Për mbrojtjen e të dhënave personale” i ndryshuar, duke ndërmarrë  të gjithë masat e nevojshme organizative dhe teknike, të përshtatshme për të mbrojtur të dhënat personale të klienteve dhe bashkëpunëtorëve të saj ndaj shkatërrimeve të paligjshme, aksidenteve, humbjeve, perdorimit të pa-autorizuar, si dhe të cçdo lloj përpunimi të paligjshëm që mund tu bëhet të dhënave personale.

Fondi Besa ka hartuar një sere dokumentash rregullues të brendshëm për të garantuar sigurinë e të dhënave personale të klientëve dhe punonjësve të saj, si:

- Rregullore “Për mbrojtjen, ruajtjen dhe sigurinë e të dhënave personale”,

- Udhëzim “Për mbledhjen përpunimin e të dhënave personale dhe vendosjen e sistemit CCTV”,

- Udhëzim “Për asgjesimin dhe ruajtjen e dokumenteve që mbahen nga kontrolluesi në qëndër dhe degët rajonale.

A- Fondi Besa merr këto masa sigurie për mbrojtjen e të dhënave personale që ai përpunon:

a) përcakton funksionet dhe autorizon përdorimin e të dhënave personale në perputhje me detyrat funksionale të stafit;

b) përdorimi i të dhënave bëhet me urdhër të njësive organizative ose të personave të autorizuar;

c) udhëzon operatorët, pa përjashtim, për detyrimet që kanë, në përputhje me legjislacionin në fuqi si dhe rregulloret e brendshme për mbrojtjen e të dhënave, përfshirë edhe rregulloret për sigurinë e të dhënave;

d) ndalon hyrjen në mjediset e kontrolluesit ose të përpunuesit të të dhënave të personave të paautorizuar;

e) hyrja në të dhënadhe programe bëhet vetëm nga personat e autorizuar,

f) ndalon hyrjen në mjetet e arkivimit dhe përdorimin e tyre nga persona të paautorizuar;

g) vënia në punë e pajisjeve të përpunimit të të dhënave bëhet vetëm me autorizim dhe çdo mjet sigurohet me masa parandaluese ndaj vënies së paautorizuar në punë;

h) regjistron dhe dokumenton modifikimet, korrigjimet, fshirjet, transmetimet etj.

Në asnje rast të dhënat e dokumentuara pranë Fondit Besa nuk përdoren për qëllime tëtjera, që nuk janë në përputhje me qëllimin e grumbullimit të tyre. Ndalohet njohja ose çdo përpunim i të dhënave të regjistruara në dosje për një qëllim të ndryshëm nga e drejta për të hedhur të dhënat brenda objektit të aktivtetit të Fondit Besa.  Përjashtohet nga ky rregull rasti kur të dhënat përdoren për parandalimin ose ndjekjen e një vepre penale. Dokumentacioni i të dhënave mbahet nga Fondi Besa për aq kohë sa është i nevojshëm për qëllimin, për të cilin është grumbulluar. Niveli i sigurisë është i përshtatshëm me natyrën e përpunimine të dhënave personale.Fondi Besa gjatë grumbullimit dhe përpunimit të të dhënave personale i jep një rëndësi të vecantë  “Parimit të Konfidencialitetit”.Kontrolluesit, përpunuesit dhe personat, që vihen në dijeni me tëdhënat e përpunuara, gjatë ushtrimit të funksioneve të tyre, detyrohen të ruajnë konfidencialitetin dhe besueshmërinë.

B-  Kriteret ligjore për përpunimin e të dhënave personale

Të dhenat personale përpunohen vetëm në rastet e parashikuara më poshtë:

a) Nëse subjekti i të dhënave personale ka dhënë pëlqimin;

b) Në rastin e hartimit dhe përmbushjes së kontratave në të cilat subjekti i të dhënave personale është palë;

c) Në rastin e mbrojtjes së interesave jetike të subjektit të të  dhënave;

d) Nëse ekziston detyrimi për të përmbushur një interes ligjor të Fondit Besa;

e) Në rastin e kryerjes së një detyre ligjore me interes publik ose ushtrimin e një kompetence të kontrolluesit ose të një pale të tretë, së cilës i jane përhapur të dhënat;

f) Për ndjekjen e interesave legjitime të Fondit Besa ose të një pale të tretë, së i cilës i janë përhapur të dhënat, përveç kur këto interesa mbizotërojnë mbi interesat për mbrojtjen e të drejtave dhe të lirive themelore të subjektit të të dhënave.

Fondi Besa mbledh dhe përpunon vetem ato të dhena personale të klienteve dhe/ose palëve të treta me të cilët ajo hyn në marrëdhënie, për shkak të aktivitetit të saj për te cilin ajo ështe e licensuar nga Banka e Shqiperise, ose/dhe për plotësimin e nevojave të saj si person juridik tregtar. Të gjitha masat organizative, që merr Fondi Besa mbi trajtimin e të dhënave personale, synojnë të garantojne parandalimin, përhapjen, përpunimin, ndryshimin, humbjen apo ndërhyrjen e paautorizuar ose të jashtëligjshme tek këto të dhëna.

Të dhënat personale të mbledhura nga Fondi Besa ruhen për një periudhe 5 vjeçare nga moment i përfundimit të marrëdhënies financiare.Përpunimi i të dhënave të klienteve mbi gjëndjen gjyqësore është i lejueshem vetëm në rast se klienti ka dhënë pëlqimin e tij.

C- Të dhënat personale përpunohen në mënyrë të drejtë dhe të ligjshme

Në praktike kjo do të thotë se duhet:

  • Të ekzistojnë  arsye legjitime për mbledhjen dhe perdorimin e te dhenave personale,
  • Të mos përdoren të dhënat personale në menyra qe jane të pajustifikuara dhe me efekte negative mbi individët në fjalë,
  • Të ofrohet transparenca e nevojshme për mënyrën se si do të përdoren këto të dhëna, si dhe të njoftohen individët përpara se të mblidhen të dhënat e tyre personale;
  • Të merren të dhënat personale të individëve vetëm në mënyre të arsyeshme;
  • Të garantohet individi që të dhenat e tij personale nuk do të përdoren për asnjë qëllim të paligjshëm.

D- Cfarë nënkuptohet me përpunim të drejte të të dhënave personale

Përpunimi i të dhënave personale duhet mbi të gjitha të jetë i drejtë, si dhe të plotësoje kushtet përkatëse për përpunim. “Përpunimi” i të dhënave personale nënkupton grumbullimin, përdorimin, zbulimin, mbajtjen, ndreqjen, fshirjen, transmetimin, transferimin ndërkombëtar të të dhënave personale si dhe shkatërrimin e tyre dhe nëse ka ndonjë aspekt të përpunimit që është i padrejtë, do të ketë një shkelje të parimit të parë të mbrojtjes së te dhënave personale.

Parimi i përpunimi i drejtë në përgjithësi kërkon domosdoshmërisht të qënurit transparent, të qartë dhe të hapur me individet, për mënyren se si do të perdoren informacionet e tyre.Transparenca është gjithmone e rëndesishme, por sidomos në një situatë ku individet kanë një zgjedhje nëse ata dëshirojne të hyjnë në një marrdhënie me Fondin Besa.

Vlerësimi nëse informacioni është duke u përpunuar në mënyre të drejtë varet pjesërisht nga mënyra se si ai është marrë. Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale parashikon se informacioni i mbledhur, duhet te trajtohet ne menyre te drejte, nese ai eshte i siguruar nga nje person i cili eshte i autorizuar për ta siguruar atë.

E- Çfarë do të kuptojmë me termin “I ligjshëm”?

Ky është një  tjetër term i cili është i parashikuar si kriter i mbledhjes dhe përpunimit të të dhënave personale, në ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale, ligj mbi të cilin Fondi Besa mbështetet për grumbullimin, përpunimin e të dhënave personale të klientëve të saj. 

Përpunimi mund të jetë i paligjshëm nëse kjo rezulton në:

  • Shkelje të besimit në një detyrë. Një detyrë e tille mund të thuhet ose ajo mund të nënkuptohet nga një permbajtje e informacionit apo per shkak se ai ishte i mbledhur ne rrethanat kur ky informacion pritet;
  • Tejkalimi i kompetencave ligjore;
  • Shkelje të një marrëveshje të detyrueshme kontraktuale;
  • Shkelje të legjislacionit specifik apo rregulloreve;
  • Shkelje të Konventes Europiane të të Drejtave të Njeriut;

F- Çfarë të dhënash përpunon Fondi Besa?

Fondi Besa përpunon te dhenat personale të klientëve  të saj (kredimarrës ose/dhe kredikërkues),  të dhëna të cilat i vihen në dispozicion nga klienti me vullnetin e tij të lirë e të plotë gjatë aplikimit për një kredi,  që përfshijnë emër, mbiemër, adresë, numër telefoni fiks, numër celulari, adresë e-maili, të dhëna mbi pasuritë e luajtshme apo të palujtëshme që do të shërbejnë si kolateral, të dhënat personale mbi dorëzanësin/garantin si dhe  çfarëdo lloj të dhëne tjetër brenda objektit të ushtrimit të aktivitetit të saj normal.

G- Përpunimi i të dhënave dhe përhapja e tyre

Fondi Besa mbledh të dhënate deklaruara nga vetë klientët në mënyrë që të ofrojë një vlerësim sa më cilësor për klientët si dhe t’u përgjigjet sa më mire kërkesave të tyre. Këto të dhëna i japin mundësinë që të zhvillojë normalisht aktivitetin e saj, për të ofruar  barazi dhe korrektesi në trajtimin e çdo klienti, t’i përgjigjemi çdo klienti në mënyrë të drejtë e të ligjshme me shërbimet tona.

Të dhënat personale, që Fondi Besa mbledh nga klientët e saj, përdoren gjithmonë në përputhje me legjislacionin nëfuqi.

  • Tëdhënat personale përpunohen në mënyrë të ndershme, të drejtë dhe të ligjshme.
  • Tëdhënat personale përpunohen vetëm për atë periudhë kohe, që është në përputhje me qëllimet specifike për të cilat këto të dhëna janë mbledhur nga Fondi Besa.
  • Të gjitha metodat e mbledhjes së të dhënave personale, (si psh. formularët e aplikimit të klientëve apo mbledhja nëpërmjet pjesëmarrjes në konkurse të ndryshme) do të kenë bashkëngjitur një informacion të plotë sqarues mbi qëllimin e mbledhjes, qoftë edhe nëse ai është dytësor dhe jo lehtësisht i kuptueshëm nga ana juaj (si p.sh. në rastet e konkurseve të ndryshme, nëse mbledhja e të dhënave personale është për qëllim marketingu, atëherëkjo do t’ju bëhet e qartë dhe do t’ju jepet mundësia për të refuzuar ofrimin e të dhënave).

H- Ruajtja e të dhënave

  • Të dhënat personale do të ruhen për aq kohë sa është e nevojshme sipas qëllimit kryesor të mbledhjes së tyre.
  • Afatet e ruajtjes së të dhënave do të jenë në përputhje të plotë me kuadrin ligjor në fuqi.
  • Në disa raste, disa prej të dhënave që parimisht nuk ruhen nga Fondi Besa, mund të ruhen për shkak të rrethanave të veçanta, si psh. hetim gjyqësor.

Te dhenat personale të klientëve ruhen edhe për qëllime të veprimtarisë së organeve të prokurorisë dhe gjykatave për çështje penale, sipas legjislacionit në fjalë.

Buletini

Register and receive all the updates from fondi BESA