FondiBESA >> Lajmeve Speciale

Lajme Speciale

Lajmet më të Fundit

Arkiva

Prona në Shitje

Njoftim për shtyp:Shqipëri, Udhëto në Mënyrën Tënde: Menaxhimi Multi-aktor i Integruar i Turizmit Rural dhe Kulturor në Qarqet Gjirokastër dhe Berat (TREC)

on 2018-01-29 09:41

tl_files/news/2017/fb-blog.pngMë 16 Tetor 2017, Fondi BESA dhe Fondacioni CESVI nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi në kuadër të projektit AID 10956/CESVI/ALB EUALB0018 “Shqipëri, Udhëto në Mënyrën Tënde: Menaxhimi Multi-aktor i Integruar i Turizmit Rural dhe Kulturor në Qarqet Gjirokastër dhe Berat (TREC)” i bashkëfinancuar nga Agjencia Italiane e Bashkëpunimit për Zhvillim (AICS) për komponentin R2: aksesi në financime për zhvillimin e produkteve dhe shërbimeve në përmirësimin e sistemit të turizmit në fushat përkatëse në bashkitë Gjirokastër, Përmet, Berat e Skrapar.

 

Objektivi specifik i Projektit AID 10956/CESVI/ALB EUALB0018 është të zhvillojë një sistem të integruar dhe të fuqizuar të pritjes turistike: kjo nënkupton krijimin e Partneriteteve Publike-Private për menaxhimin e produkteve dhe shërbimeve të njohura nga Agjencia Kombëtare e Turizmit (AKT), Ministria e Turizmit dhe e Ambientit (MTA), rritjen e volumit të aktivitetit të SME-ve, rritja e numrit të turistëve të regjistruar në nivel lokal.

 

Vlera e Komponentit të Projektit AID 10956/CESVI/ALB EUALB0018 është 350,000 € dhe produkti i kredisë quhet Besa Turizëm.

 

Ky bashkëpunim i ri me Fondacionin CESVI është në vijim të bashkëpunimit të suksesshëm që prej vitit 2014 për BESA Agro Projekt.

Go back

Buletini

Register and receive all the updates from fondi BESA