fbpx

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Fondi BESA nenshkruajne marreveshje prej 3 milion euro per Kredine e Gjelber


Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Fondi Besa kanë lançuar me date 12 Mars 2019 Programin e Financimit të Ekonomisë së Gjelbër (GEFF) që do të mbështesë investime në sektorin rezidencial në Shqipëri. 

Marreveshja midis BERZH dhe FONDIT BESA  synon promovimin e investimeve në ekonominë e gjelbër në banesa në Shqipëri përmes financimit të një shume prej 3 milion Euro për një periudhë 3-vjeçare.

Këto investime do të synojnë të përmirësojnë efiçencën e energjisë, do të gjenerojnë kursim  energjisë, do të përmirësojë komoditetin e jetesës si  dhe do të reduktojë ndotjen e  ambjetit. 

BERZH ka krijuar Programin GEFF për të mbështetur individë dhe biznese që investojnë në projekte me ndikim pozitiv në mjedis.  GEFF në Shqipëri është pjesë e programit prej 85 milion euro i Programit të Financimit të Ekonomisë së Gjelbër të BERZH për Ballkanin Perëndimor. Programi është një iniciativë e përbashkët e Bashkimit Europian dhe Ministrisë Federale të Financave Austriake dhe vëndeve pjesëmarrëse në Programin e Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF).

“Kredia e Gjelbër – GEFF” do të fokusohet për individët të cilët synojnë të kryejnë investime në banesën e tyre me fokus efiçencën dhe kursimin e energjisë.

E veçanta e këtoj programi është se pasi të kenë kryer këto investimeve, pronarët e banesave do të kenë mundësi të aplikojnë për një grant të Bashkimit Europian 15% – 20% të vlerës së investimit të tyre.

Fondi Besa ka qënë pjese projekteve të ngjashme me fokus efiçencën e energjisë, dhe mendoj se kemi eksperiencën dhe ekspertizën e nevojshme si dhe një staf profesional për të realizuar sa më mirë këtë projekt.

Shpresojmë që kjo iniciative do të  shërbeje si nxitje për vendimmarrësit për të menduar në  mënyre aktive për shtimin e investimeve në sektorin e energjisë së rinovueshme që ndikojnë ndjeshëm në një ambient më të pastër.

Zbatimi i këtij projekti nga Fondi Besa njëkohësisht do të shërbejë për të mirë-dizenjuar produkte të ngjashme kredie edhe në të ardhmen me fokus efiçencën e energjisë.

Lançimi i “Kredisë së Gjelbër – GEFF” do të ketë një impakt të dyanshëm, si për institucionin ashtu edhe për përfituesit, si dhe i përgjigjet në mënyrë të drejtpërdrejtë vëmendjes së shtuar në nivel kombëtar dhe më gjerë për mbrojtjen e mjedisit, duke ndikuar në përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.

Si lider në sektorin e mikrofinancës ne Shqiperi, mendojmë që  kjo eksperiencë do të shërbejë si orientim për institucionet e tjera të mikrofinancës, me qëllim diversifikimin e aktivitetit të tyre edhe në këtë sektor.

Fondi Besa ka një eksperience te gjatë bashkëpunimi me BERZH-in dhe kemi besim të plotë  qe edhe ky projekt do të jetë i suksesshëm.

Në këtë event lançues në Tiranë, ishin të pranishëm palët e interesuara të programit GEFF, duke përfshirë z. Matteo Colangeli, Drejtor i BERZH në Shqipëri, z. Luigi Soreca, Ambasador i BE-së në Shqipëri, z. Erion Luci zv/Minister i Financës dhe Ekonomisë, z. Erion Veliaj, Kryetar i Bashkisë së Tiranës, z. Leander Treppel, Anëtar i Bordit i BERZH për Austrinë, z. Bajram Muçaj , Drejtor Ekzekutiv i Fondit Besa,donatorë të tjerë, përfaqësues të qeverisë lokale, institucione financiare partnere, prodhues dhe shpërndarës të teknologjisë së gjelbër për sektorin rezidencial. 

Më poshtë fjala e plotë e z. Bajram Muçaj, Drejtor Ekzekutiv i Fondit Besa: 

CEO speech GEFF event

PHOTO-2

Image 2 of 6

  • NJOFTIM PUNESIMI Fondi BESA sh.a Institucion për Kreditimin e Bizneseve, shpall konkurrimin për vënd te lirë pune në pozicionin Specialist Zhvillim Produktesh....
  • NJOFTIM PUNESIMI Fondi BESA shpall konkurrimin për vend të lirë pune në pozicionin ASISTENTE OPERATORE për Qytetin e Tiranës. Kërkesat kryesore për kandidatët...
  • NJOFTIM PUNËSIMI Fondi Besa sh.a Institucion për Kreditimin e Bizneseve, shpall konkurrimin për vënd të lirë pune në pozicionin 𝗥𝗘𝗖𝗘𝗣𝗦𝗜𝗢𝗡𝗜𝗦𝗧𝗘 në 𝗭𝘆𝗿𝗲̈𝗻 𝗤𝗲̈𝗻𝗱𝗿𝗼𝗿𝗲...