fbpx

Warning: count(): Parameter must be an array or an object that implements Countable in /home/u174762490/domains/fondibesa.com/public_html/wp-content/themes/fondibesa/archive.php on line 36

Warning: Invalid argument supplied for foreach() in /home/u174762490/domains/fondibesa.com/public_html/wp-content/themes/fondibesa/archive.php on line 38

Trajnimi i stafit të ri


Edhe në kushtet aktuale, sa të vështira dhe delikate, synimi për realizimin e plotë të objektivave institucionale të Fondit Besa mbetet prioritet! Këto objektiva janë të lidhura veçanërisht me rritjen e kapaciteteve profesionale dhe njerëzore të stafit të Institucionit. Nga periudha e fund Qershorit 2020, stafi i Fondit Besa është rritur periodikisht nga 3-5%. Për këtë, mekanizmi i trainimit të oficerëve të rinj ka një rol të veçantë për fuqizimin e aktivitetit të çdo Dege Rajonale dhe rritjen e qëndrueshme të Institucionit.

Në datat 5-6 Nëntor 2020 u zhvillua trainimi më i fundit mbi procedurat e kredidhënies për 12 oficerë të rinj të kredisë, në mbështetje të stafit të 9 Degëve Rajonale në qytete të ndryshme të vendit.

I urojmë punë të mbarë stafit të ri!   

NJOFTIM


NJOFTIM

PËR MBLEDHJEN E ASAMBLESË SË PËRGJITHSHME TË SHOQERISË FONDI BESA SHA


Drejtuar:    Aksionerëve të shoqërisë.

Të nderuar Aksionerë,

Bazuar në Statutin e Shoqërisë “Fondi Besa” SHA si dhe në ligjin nr.9901, datë 14.04.2008 “Për tregtaret dhe Shoqëritë Tregtare” (I ndryshuar), ju njoftojmë se ditën e hënë, datë 23 Nëntor 2020, ora 11.00, zhvillohet mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme të Aksionerëve të Shoqërisë “Fondi Besa” SHA me rend dite si me poshtë:

  1. Miratimi i Raportit të Drejtorit Ekzekutiv mbi aktivitetin e Fondit Besa SH.A. për vitin 2019.
  2. Miratimi i Pasqyrave Financiare të Fondit Besa SH.A. individuale dhe të konsoliduara të audituara nga kompania audituese Ernest & Young Albania për vitin ushtrimor 2019.
  3. Miratimi i fitimit të shoqërisë Fondi Besa SHA për vitin 2019 dhe përdorimit të tij.
  4. Miratimi i Plan-Biznesit të Fondit Besa SH.A. për periudhën 2020-2022.
  5. Miratimin e kompanisë audituese “Ernest & Yong” Albania për auditimin e pasqyrave financiare për vitin 2020.
  6. Të ndryshme.

Drejtori Ekzekutiv

Prof. Asoc. Dr. Bajram MUÇAJ

BORROW WISELY 2020


Fushata “Huamarrje e Zgjuar” është një fushatë ndërkombëtare, e cilaiI drejtohet klientëve aktualë dhe potencialë të Fondit Besa. Fushata organizohte nga Qendra e Mikrofinancës – një organizatë ndërkombëtare që promovon standaret ndërkombëtare në fushën e mbrojtjes së klientëve dhe edukimin financiar. Fushata do të zhvillohet njëkohëshisht në 14 vende përfshirë: Shqipërinë, Armeninë, Azerbaixhanin, Bosnie & Herzegovinnën, Gjeorgjinë, Kosovën, Bullgarinë, Moldavinë, Maqedonine e Veriut, Malin e Zi, Serbinë, Rumaninë, Greqinë dhe Taxhikistanin.

Kjo fushatë ka për qëllim edukimin e një numri sa më të madh të klientëve për të marrë një kredi në mënyrë të zgjuar, si dhe të sigurohen se po marrin një borxh në nivele të sigurta dhe të përgjegjshme. Kjo fushatë përmbledh një listë pyetjesh të thjeshta, të cilat klientët duhet t’ia bëjnë vetes, para se të marrin një kredi:

Sa para mund të marr hua?

• Mësoni të llogaritni me saktësi kursimet tuaja mujore.

• Pagesat mujore të huasë nuk mund të kalojnë 70% të kursimeve tuaja mujore.

P.sh. Nëse të ardhurat = 1,000 lekë dhe shpenzimet = 800 lekë atëherë Kursimi = 200 lekë. Shlyerjet mujore = 140 lekë maksimumi

• Merrni një kredi në të njëtën monedhë si të ardhurat.

• Fondi Besa do të vleresojë kapcitetin tuaj për të shlyer kredinë.

A e di sa do të paguaj?

• Mësoni si të krahasoni oferta të ndryshme për të bërë një zgjedhje të zgjuar.

• Eshtë e drejtë e secilit të kërkojë informacion mbi kostot e kredive.

• Mos harroni, një normë më e ulët interesi jo gjithnjë nënkupton një kredi me kosto më të ulët.

• Sigurohuni që të përfshini të gjitha kostot dhe tarifat kur llogaritni pagesat tuaja mujore, jo vetëm pagesat e interesit.

• Kujdes nga huadhënësit agresivë – ofertat special rrallë janë të vërteta dhe ashtu siç reklamohen.

• Analizoni me kujdes kohëzgjajtjen e kredisë – pagesa të vogla për një periudhë më të gjatë mund të çojnë në kosto më të larta.

• Fondi Besa, si të gjithë anëtarët e Qendrës së Mikrofinancës (MFC), bën transparente të gjitha kostot e kredisë – jo të gjithë huadhënësit e bëjnë këtë gjë.

A e kuptoj unë kontratën?

• Lexoni kontratën nga fillimi në fund. Oficeri juaj I kredisë duhet t’ju japë kohë të mjaftueshme për këtë. Kuptoni kostot, gjobat, kohën dhe mënyrën e pagesave.

• Pyesni oficerin tuaj të kredisë për të kuptuar çdo pikë. Kërkoni gjithmonë sqarime për termat financiar të përdorur në kontratë (p.sh. kërkoni shpjegimin e termave si: NEI, metoda e llogaritjes së kësteve, norma nominale, komisione, etj.)

• Merrni kohën tuaj – merrni kontratën në shtëpi dhe lexojeni me kujdes – mos u nxitoni për të nënshkruar diçka që nuk kuptoni.

Çfarë duhet të bëj nëse nuk jam i kënaqur?

• Ju lutemi na tregoni nëse nuk jeni të kënaqur.

• Përdorni gjithmonë të drejtën tuaj për t’u ankuar.

• Për ankesa ju lutem kontaktoni oficerin e kredisë, Drejtorin e degës, me email ose në numrin e telefonit të vënë në dispozicionin tuaj. Mund të plotësoni Formularin e Ankesave që gjendet në çdo zyrë ose na shkruani në rubrikën Ankesa në websinte-in e Fondit Besa

• Mendimi juaj na ndihmon të ofrojmë një shërbim më të mirë për klientët tanë!

Kontrolloni borxhin – mos lejoni t’ju kontrollojë ai ju!

• Shumë borxhe mund të çojnë në probleme me pagesat.

• Shmangni kreditë e shumta: me disa kredi keni më shumë rrezik mbingarkese me borxhe.

• Merrni kredi për investime, shmangni marrjen e kredisë për gjërat që nuk keni nevojë.

• Kujdesuni për historikun tuaj të kredisë , informacionet qëndrojnë gjithmonë në Bankën e Shqipërisë.

• Kini kujdes nëse jeni garantues për dikë tjetër.

• Bisedoni me oficerin e kredisë nëse keni probleme. Ne jemi këtu për t’ju ndihmuar!

Në vazhdim të kujdesit që Fondi Besa i kushton mbrojtjes së klientelës, këtë vit i është bashkuar fushatës ndërkombëtare edukuese “Huamarrje e Zgjuar”.
Më poshtë gjeni videon përmbledhëse mbi fushatën “Huamarrje e Zgjuar”:

 

NJOFTIM PUNESIMI


Fondi BESA sh.a Institucion per Kreditimin e Bizneseve, shpall konkurrimin per vend te lire pune ne pozicionin SPECIALIST PROGRAMIST per Zyren Qendrore.

Kerkesat kryesore per kandidatet per kete pozicion jane:

Kualifikimet

• Arsim të lartë në degët Informatik ose Inxhinjeri Software
• Mbi 2 vite eksperience e verifikuar si zhvillues per aplikacionet web
• Projekte te realizuara me sukses ne nivel mid dhe enterprise

Aftesit e kerkuara

• eksperience mbi 2 vjet ne Php , Java ose ASP
• njohje shume te mire ne front end programming html, css, bootstrap, javascript
• duhet te demostroj profesionalitet me nje nga framework e Php , Java ose ASP
• eksperience mbi 2 vite ne SQL SERVER 2012/2014
• aftesi per te kuptuar,zhvilluar skemat dhe tabelat ne databaza
• duhet te deshmoje aftesi te mira programuese ne Transact-SQL dhe Store Procedure
• duhet te kete eksperience ne identifikimin e nevojave te userave dhe automatizimin e tyre
• aftesi per te ndjekur kerkesat dhe specifikimet e dizajnit per te ndertuar aplikacione me cilesi
• aftesi te mira komunikuese ne pune dhe ne grup si dhe te ndihmoj per zgjidhjen e problemeve
preferohet te kene eksperience pune ne sektore te ngjashem, ne sistemin bankar e financiar;
• te mos jene larguar nga puna per masa disiplinore;

Kualifikime të tjera në fushën e teknologjisë së informacionit

• javascript, nodejs, ajax
• administrim IIS,Apache (Web,Smtp,ftp)
• design GUI

Te gjithe kandidatet duhet te paraqesin dokumentet e meposhtme:

• Kerkese per punesim
• Curriculum Vitae

Dokumentacioni i kerkuar te paraqitet brenda dates 5 Gusht 2020 dhe te dorezohet ne zarf te mbyllur prane Zyres Qendrore te Fondit Besa, me adrese: Rruga “Dritan Hoxha”, Laprake, Tirane ose ne faqen tone zyrtare si me poshte:

mfi@ besa.org.al

Per çdo informacion tjeter mund te vizitoni faqen tone zyrtare ne internet www.fondibesa.com dhe per çdo paqartesi mund te kontaktoni me Departamentin e Burimeve Njerezore & Sherbimeve prane Zyres Qendrore, ne nr. e telefonit: 04 2253841/842.

FONDI BESA:PROGRAM INFORMIM/TRAJNIMI PËR PUNONJËSIT


Departamenti i Burimeve Njerëzore, Shërbimeve & Trajnimit të Fondit Besa, përgjatë 4 ditëve, në bashkëpunim me departamentet e tjera, organizoi dhe zhvilloi një informim/trajnim për oficerët e rinj mbi praktikat e punës së institucionit.

Ky proces vlerësohet si një mekanizëm efikas, pasi bën të mundur një informim të domosdoshëm për stafin e ri, përpara përfshirjes së tyre në funksionet në degë.

Në këtë informim/trajnim nuk mungoi dhe Drejtori Ekzekutiv i Fondit Besa, Prof. Asoc. Dr. Bajram Muçaj, i cili në fjalën e tij përshëndetëse shprehu mbështetjen për të plotësuar të gjithë nevojat dhe kërkesat e oficerëve të kredisë.

I urojmë suksese stafit më të ri të Fondit Besa!

Projekti GEFF/Fondi Besa zhvillon trajnim për të gjithë drejtorët e degëve, Tiranë


Fondi Besa zhvilloi një trajnim në lidhje me projektin GEFF (Green Economy Financing Facilities), në kuadër të marrëveshjes së kredisë dhe bashkëpunimit me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për promovimin e investimeve në ekonominë e gjelbër në banesa në Shqipëri.

Në këtë trajnim, të organizuar nga Departamenti i Marketingut & Zhvillimit, në bashkëpunim me disa prej sipërmarrësit që tregtojnë produkte GEFF, morën pjesë të gjithë drejtorët e degëve të Tiranës.

Në rrugëtimin e tij 20 vjeçar, Fondi BESA është rritur dhe zhvilluar duke u bërë një nga partnerët e preferuar të biznesit për financim.


Në rrugëtimin e tij 20 vjeçar, Fondi BESA është rritur dhe zhvilluar duke u bërë një nga partnerët e preferuar të biznesit për financim. Tani mund të na gjeni në Zyrat e Reja Qendrore në adresën Rruga “Dritan Hoxha”, Laprakë, Tiranë, si dhe në një rrjet prej 80 zyrash, në zonat urbane dhe rurale. Duke u bazuar gjithmonë në parimin e shërbimit cilësor të klientelës, synimi ynë në të ardhmen vazhdon të mbetet që të bëhemi faktor i përforcuar në tregun e mikrofinancës në Shqipëri dhe një institucion kyç për klientët aktualë dhe ata potencialë. Me një vizion të qartë për të ardhmen, Fondi BESA vazhdon t’i përgjigjet zhvillimit ekonomik dhe social të vendit, si dhe rritjes së konkurrencës, ndryshimit të sjelljes së konsumatorit, zhvillimeve teknologjike etj. dhe po forcon gjithnjë e më shumë pozitën e tij si institucioni që është më afër klientit, duke synuar të jetë i suksesshëm dhe afatgjatë në mbështetje të klientëve, punonjësve dhe shoqërisë në tërësi.