fbpx

Fondi BESA mbështet sportin duke sponsorizuar Kupën e Shqipërisë në Bodybuilding dhe Fitness


Federata shqiptare e Bodybuiding & Fitness organizoi më datë 04 Maj 2019 në sallën e koncerteve të Universitetit të Arteve të Tiranës, Kupën e Shqipërisë në Bodybuilding dhe Fitness për vitin 2019. Në këtë eveniment të rëndësishëm morën pjesë 46 sportistët më të mirë nga qytete te ndryshme të Shqipërisë.

Gjithashtu pati pjesëmarrjen më të madhe se asnjë herë tjetër të sportisteve femra të ndara në 7 kategori, të cilat me performancën e tyre i dhanë vlera më shumë këtij spektakli sportiv duke u bërë shembull dhe motivuese për vajza të tjera. Në kategoritë e bodybuilding vlen për tu theksuar hapi i madh cilësor i sportistëve, që janë baza e ekipit tonë kombëtar në aktivitetet ndërkombëtare.

Në vazhdën e kujdesit që shpreh Fondi Besa për zhvillimin e arteve dhe të sportit në Shqipëri, për ne nuk ishte e vështirë t’i thonim po këtij sponsorizimi, duke konsideruar se bodybuilding është një ndër sportet që kërkon dedikim dhe determinim, vlera këto që në kulturën tonë institucionale zënë një vend të rëndësishëm.

Fondi BESA do të vazhdojë të mbështesë aktivitete të rëndësishme të kulturës dhe sportit pasi përgjegjësia sociale është një nga prioritetet tona duke u bërë shembull i ndërgjegjësimit të biznesit në shërbim të mbështetjes së kulturës dhe sporteve në Shqipëri.

  • NJOFTIM PUNESIMI Fondi BESA sh.a Institucion për Kreditimin e Bizneseve, shpall konkurrimin për vënd te lirë pune në pozicionin Specialist Zhvillim Produktesh....
  • NJOFTIM PUNESIMI Fondi BESA shpall konkurrimin për vend të lirë pune në pozicionin ASISTENTE OPERATORE për Qytetin e Tiranës. Kërkesat kryesore për kandidatët...
  • NJOFTIM PUNËSIMI Fondi Besa sh.a Institucion për Kreditimin e Bizneseve, shpall konkurrimin për vënd të lirë pune në pozicionin 𝗥𝗘𝗖𝗘𝗣𝗦𝗜𝗢𝗡𝗜𝗦𝗧𝗘 në 𝗭𝘆𝗿𝗲̈𝗻 𝗤𝗲̈𝗻𝗱𝗿𝗼𝗿𝗲...