fbpx

Fondi BESA sh.a. nënshkruan një Marrëveshje Huaje në shumën 6 milionë Euro me Bankën e Detit të Zi për Tregti dhe Zhvillim



 

Në kuadër të akordimit të Huasë në shumën prej 6 Milion Euro nga Banka e Detit të Zi për Tregti dhe Zhvillim për Fondin Besa sh.a., më datë 9 korrik u organizua një konferencë shtypi në ambientet e Hotel “Tirana International”, me pjesëmarrjen e Z. Mustafa Boran – Zv. Presidentit tëBankës së Detit të Zi për Tregti dhe Zhvillim, Z. Edmond Panariti – Minstër i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Drejtues të bankave dhe institucioneve mikrofinanciare që operojnë në Shqipëri.

Falë kësaj marrëveshje, Fondi Besa sh.a ka mundësinë të zgjerojë kreditimin[nbsp] për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, të cilat janë konsideruar si shtylla e ekonomisë shqiptare dhe përbëjnë mbi 70% të gjithë punësimit, më shumë se 70% të GDP-së vjetore dhe përbëjnë gati 99% të gjithë bizneseve të regjistruara në Shqipëri. Ato konsiderohen si instrumenti më efiçient për ekonomitë në tranzicion, i cili gjeneron rritje ekonomike të qëndrueshme, punësim dhe reduktim të varfërisë.

Kjo kredi do të përdoret në financimin e bizneseve mikro dhe SME kryesisht në këto qëllime:

– Financimin e projekteve të veçanta ose programeve të investimeve për krijimin, modernizimin dhe diversifikimin e projekteve në industri, bujqësi dhe prodhim si edhe në sektorin e shërbimeve.

– Si kapital qarkullues për bizneset në industri, bujqësi si edhe bizneset e përpunimit, prodhimit dhe shërbimeve si edhe nevojave për financim për kapital qarkullues të projekteve apo investimeve të caktuara.

– Financimin e bizneseve në sektorin e industrisë dhe bujqësisë të orientuara kryesisht drejt eksportit.

Realizimi me sukses i kësaj marrëveshje Huaje midis Fondit BESA sh.a. dhe Bankës së Detit të Zi për Tregti dhe Zhvillim është një mbështetje dhe vazhdim i misionit të Fondit BESA sh.a. për të kontribuar në rritjen ekonomike dhe reduktimin e varfërisë së vendit në zonat urbane dhe gjysmë-urbane, nëpërmjet financimit të[nbsp] ndërmarrjeve mikro dhe të vogla në Shqipëri. Duke njohur rëndësinë e tyre strategjike në dhënien e një kontributi të madh në mirëqenien ekonomike kombëtare, në krijimin e vendeve të punës, në krijimin e shpirtit sipërmarrës dhe novacioneve, Fondi Besa sh.a, si një institucion lider ne mikrofinancë, i jep rëndësi të madhe kreditimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

Në realitetin shqiptar, institucionet mikrofinanciare janë pjesë aktive dhe prezente e financimit të SME-ve.[nbsp] Në fund të vitit 2013, rezulton se institucionet mikrofinanciare kanë rreth 62 mijë klientë aktivë, me një portofol kredie prej 16.4 miliardë lekë.[nbsp] Vetëm gjatë vitit 2013, këto institucione disbursuan më shumë se 35 mijë kredi, me mbi 10.5 miliardë lekë në mbështetje të bizneseve të vogla dhe të mesme.

Fondi BESA sh.a. si një institucion lider në tregun e mikrofinancës shqiptare e ka konsoliduar aktivitetin dhe prezencën e tij përmes një shtrirje në gjithë territorin e vendit, me 65 Zyra dhe me një plan të qartë dhe ambicioz të zgjerimit edhe në vitet në vazhdim.

Fondi BESA sh.a. aktualisht ka rreth 28,000 klientë aktivë dhe tepricë kredie rreth 5.6 miliardë lekë (rreth 55 milion US$) dhe ka dhënë që nga fillimi i aktivitetit rreth 120,000 kredi në vlerën rreth 40 miliardë lekë (rreth 400 milion US$).

Në kuadër të strategjisë së tij për zgjerim dhe konsolidim të mëtejshëm të aktivitetit, të diversifikimit të burimeve me qëllim plotësimin e nevojave për fonde, Fondi Besa sh.a ka ndërtuar partneritete afat-gjata me donatorë dhe institucione financiare serioze. Pjesë e realizimit të këtyre objektivave është edhe bashkëpunimi me Bankën e Detit të Zi për Tregti dhe Zhvillim. Kjo marrëveshje shënon fillimin e një bashkëpunimi afat-gjatë midis Fondit BESA sh.a. dhe Bankës së Detit të Zi për Tregti dhe Zhvillim.

Banka e Detit të Zi për Tregti dhe Zhvillimin (BSTDB) është një institucion financiar ndërkombëtar me eksperiencë 15 vjeçare në mbështetje të zhvillimit ekonomik dhe bashkëpunimit rajonal në rajonin e Detit të Zi, nëpërmjet tregtisë dhe[nbsp] kreditimit të projekteve të ndryshme, garancive dhe pjesëmarrjes në kapital të ndërmarrjeve private dhe subjekteve publike në vendet anëtare.

Ajo është themeluar nga 11 shtete anëtare dhe Shqipëria është një ndër aksionarët e saj. Aksionarë të tjerë janë Armenia, Azerbajxhani, Bullgaria, Gjeorgjia, Greqia, Moldavia, Rumania, Rusia, Turqia dhe Ukraina.

Banka e Detit të Zi ka nënshkruar 12 kredi në Shqipëri me vlerë 106 milion Euro. Këto kreditime janë të përqendruara kryesisht në industrinë e çelikut, telekomunikacion, shëndetësi dhe sektorin e SME-ve.

Financimi mikro dhe i SME-ve mbetet prioritet për Bankën e Detit të Zi, pasi shumica e shteteve anëtare janë kryesisht ekonomi të vogla dhe, për rrjedhojë, sektori i bizneseve mikro dhe SME mbetet një lokomotivë e vërtetë në rajonin tonë. Kjo është arsyeja që ne i japim rëndësi maksimale bizneseve mikro dhe atyre SME në Shqipëri dhe po përpiqemi të ofrojmë më shumë financime në këta sektorë.

 

Shkarko Gazeta Shqiptare
Shkarko Ekonomia
Shkarko Koha Jone
Shkarko Mapo
 
 

  • NJOFTIM PUNËSIMI Fondi BESA sh.a Institucion per Kreditimin e Bizneseve, shpall konkurrimin per vend te lire pune ne pozicionin ARKETARE per qytetin e Tiranes. Kerkesat kryesore per kandidatet per kete pozicion jane: o Te kene diplome te shkolles se larte, preferohet Fakulteti ...
  • NJOFTIM PUNËSIMI Fondi BESA sh.a Institucion Financiar Jobankar, shpall konkurrimin për vend të lirë pune në pozicionin ASISTENTE OPERATORE për Qytetin e Elbasanit. Kërkesat kryesore për kandidatët për këtë pozicion janë: o Diplomë Universitare në Fakultetin Ekonomiko Të ketë të paktën 1 ...
  • NJOFTIM PUNËSIMI Fondi BESA sh.a Institucion Financiar Jobankar, shpall konkurrimin për vënd te lirë pune në pozicionin Specialist për Rrjetet Sociale, pranë Departamentit të Marketingut dhe Zhvillimit, në Zyrën Qendrore: Kërkesat kryesore për kandidatet për këtë pozicion janë: Detyrat kryesore për të ...