fbpx

HISTORI SUKSESI


Klientja: Kushdo do të zgjidhte Fondin Besa për kushtet që ofron dhe shpejtësinë në miratimin e kredisë

Me mbi 18 vite në treg, me një histori të mbushur me profesionalizëm, përgjegjshmëri dhe vullnet, Nesrete Fisniku është sot një sipërmarrëse e suksesshme në fushën e farmacisë. E nisi aktivitetin e biznesit para gati 2 dekadave dhe tani, me përkushtim ia doli që të menaxhojë e vetme 2 farmaci, në qytetin e Tiranës.

“Kur vendosa të hap farmacinë e dytë u ndesha me një konkurrencë shumë të fortë. Falë kredisë së përfituar nga Fondi Besa zgjerova aktivitetin, duke përfituar dhe shtimin e klientelës”, tregon e kënaqur klientja e Fondit Besa.

Oficerja e kredisë, Inesi, e cila falë angazhimit maksimal bëri të mundur që kredia të përfitohej shumë shpejt, thotë se, Nesreti ka shfaqur korrektesë, duke paguar gjithmonë në datë këstin e kredisë.

“Falënderoj përzemërsisht oficeren e kredisë për ndihmën. Jo vetëm unë, por kushdo që do të përfitojë financim do të zgjidhte Fondin Besa, pasi klienti nuk paguan komision për shlyerje të parakohshme të kredisë”, përfundon Nesrete Fisniku.

  • NJOFTIM PUNESIMI Fondi BESA sh.a Institucion për Kreditimin e Bizneseve, shpall konkurrimin për vënd te lirë pune në pozicionin Specialist Zhvillim Produktesh....
  • NJOFTIM PUNESIMI Fondi BESA shpall konkurrimin për vend të lirë pune në pozicionin ASISTENTE OPERATORE për Qytetin e Tiranës. Kërkesat kryesore për kandidatët...
  • NJOFTIM PUNËSIMI Fondi Besa sh.a Institucion për Kreditimin e Bizneseve, shpall konkurrimin për vënd të lirë pune në pozicionin 𝗥𝗘𝗖𝗘𝗣𝗦𝗜𝗢𝗡𝗜𝗦𝗧𝗘 në 𝗭𝘆𝗿𝗲̈𝗻 𝗤𝗲̈𝗻𝗱𝗿𝗼𝗿𝗲...