fbpx

HISTORI SUKSESI/Albana: Do të rizgjidhja Fondin Besa


Tre vjet më parë Albana përfitoi një kredi biznesi prej 1 milionë lekësh nga Fondi Besa, e cila i shërbeu, jo vetëm për të investuar në biznesin e saj, që me pasion dhe kreativitet ka krijuar, por edhe për të ndjekur trajnime të ndryshme në fushën e parukerisë dhe estetikës.

“Kisha një dëshirë të madhe të investoja në biznesin tim, por e kisha të pamundur me fitimin që merrja. Vendosa! Do të marr një kredi biznesi. Fillimisht isha disi e hutuar për hapat që duhet të ndiqja, por më pas, falë Valbonës, oficeres së kredisë të Fondit Besa gjithçka shkoi aq mirë. U deshën vetëm 2 ditë që ëndrrat e mia më të mëdha të merrnin jetë. Më në fund, mund të investoja në sallonin tim, por edhe mund të ndiqja trajnime profesionale në fushën e parukerisë dhe estetikës”, shprehet Albana, një vajzë tepër tërheqëse, bionde, e gjatë, e qeshur dhe me sy që i shkëlqenin, sikur donte të shprehte mirënjohjen e saj për përfitimin e kësaj kredie në kohë rekord.

Më tej, ajo shton se në momentin që vendosi për të marrë kredi e pati shumë të lehtë zgjedhjen, pasi disa miq ia kishin sugjeruar Fondin Besa.
“Nëse të duhen lekë drejtohu tek Fondit Besa, përveç se është një institucion serioz dhe i besueshëm të zgjidh menjëherë, pa procedura të zgjatura. Në këto momente jam e bindur, që nga lehtësirat e aplikimit të kredisë e deri tani që vazhdoj ta paguaj atë, kam një tolerancë nga fondi nga dita e pagesës deri në 1 javë, gjë që në bankat e tjera nuk ndodh, përkundrazi të mbajnë komision…”, thotë Albana.

Ajo na tregon dhe sesi një nga bankat më në zë të vendit e kishte kontaktuar për t’i blerë kredinë nga Fondi Besa e për ta përfituar me normë interesi më të ulët si paga-marrëse, por përgjigja e saj ishte:

“Për të qenë e sinqertë në fillim pata një hezitim instiktiv, por më pas isha e prerë. Jo! Nuk pranoj, pasi unë e kam bërë zgjedhjen time dhe nëse sërish do të më duhet të marr një kredi, do të rizgjedh Fondin Besa”.

Salloni “Magic” gjendet pranë rrugës “Ferit Xhajko” dhe operon në fushën e parukerisë dhe estetikës prej 18 vitesh.

“Falë ecurisë së investimit që përfitova nga fondi sot fitoj më shumë”, përfundon Albana.

  • NJOFTIM PUNËSIMI Fondi BESA sh.a Institucion per Kreditimin e Bizneseve, shpall konkurrimin per vend te lire pune ne pozicionin ARKETARE per qytetin e Tiranes. Kerkesat kryesore per kandidatet per kete pozicion jane: o Te kene diplome te shkolles se larte, preferohet Fakulteti ...
  • NJOFTIM PUNËSIMI Fondi BESA sh.a Institucion Financiar Jobankar, shpall konkurrimin për vend të lirë pune në pozicionin ASISTENTE OPERATORE për Qytetin e Elbasanit. Kërkesat kryesore për kandidatët për këtë pozicion janë: o Diplomë Universitare në Fakultetin Ekonomiko Të ketë të paktën 1 ...
  • NJOFTIM PUNËSIMI Fondi BESA sh.a Institucion Financiar Jobankar, shpall konkurrimin për vënd te lirë pune në pozicionin Specialist për Rrjetet Sociale, pranë Departamentit të Marketingut dhe Zhvillimit, në Zyrën Qendrore: Kërkesat kryesore për kandidatet për këtë pozicion janë: Detyrat kryesore për të ...