fbpx

HISTORI SUKSESI


Fondi Besa, zgjidhje në momente të vështira!

Rruga drejt suksesit të biznesit është vazhdimisht në ndërtim e sipër. “Luara” është një ndër bizneset më të njohura në fushën e pastiçerisë, e cila u zhvillua edhe më tej, me ambiente moderne, falë kredisë së përfituar nga Fondi Besa. Pronari i këtij biznesi, Fatmir Pashollari, që të gjithë e njohin si mjeshtrin e bukës dhe pastiçerisë shprehet se, Fondi Besa e ka ndihmuar atë në momente të vështira.

“Në fillim u ndjeva i demoralizuar, pasi nuk gjeja mbështetje financiare për të zhvilluar biznesin tim, por nuk hoqa dorë. Pa hezitim shkova në zyrat e Fondit Besa dhe kërkova ndihmën e tyre për të investuar në degën më të re të pastiçerisë, në sheshin Avni Rustemi”, tregon pronari i biznesit.

Ai shpjegon më tej se, nuk e kishte menduar se do të përfitonte nga Fondi Besa një Kredi Biznesi prej 278,000 euro, që më pas e ndihmoi atë të ishte aq i suksesshëm sa është sot.

“Kam besuar gjithmonë në sukses, por kurrë nuk kam menduar se do të arrija kaq lart. Me vendosmëri absolute dhe mbështetjen e Fondit Besa, mposhta barrierat”, përfundon ai.

Sot “Luara” shtron aktivitetin e saj në tre degë në qytetin e Tiranës. Fatmir Pashollari karakterizohet nga thjeshtësia, modestia dhe bujaria. Ai së bashku me familjen e tij janë të përfshirë në biznes, duke dëshmuar kështu një shembull të vërtetë të sipërmarrjes private në vendin tonë.

Është mirë të festosh suksesin!

  • NJOFTIM PUNËSIMI Fondi BESA sh.a Institucion per Kreditimin e Bizneseve, shpall konkurrimin per vend te lire pune ne pozicionin ARKETARE per qytetin e Tiranes. Kerkesat kryesore per kandidatet per kete pozicion jane: o Te kene diplome te shkolles se larte, preferohet Fakulteti ...
  • NJOFTIM PUNËSIMI Fondi BESA sh.a Institucion Financiar Jobankar, shpall konkurrimin për vend të lirë pune në pozicionin ASISTENTE OPERATORE për Qytetin e Elbasanit. Kërkesat kryesore për kandidatët për këtë pozicion janë: o Diplomë Universitare në Fakultetin Ekonomiko Të ketë të paktën 1 ...
  • NJOFTIM PUNËSIMI Fondi BESA sh.a Institucion Financiar Jobankar, shpall konkurrimin për vënd te lirë pune në pozicionin Specialist për Rrjetet Sociale, pranë Departamentit të Marketingut dhe Zhvillimit, në Zyrën Qendrore: Kërkesat kryesore për kandidatet për këtë pozicion janë: Detyrat kryesore për të ...