fbpx

KREDI “BERZH AASF”


    

Kredi bujqësore për të gjithë fermerët dhe banorët e zonave rurale dhe gjysmë-rurale, të cilët zhvillojnë aktivitete që gjenerojnë të ardhura si në fushën e bujqësisë ashtu edhe në aktivitete jo-bujqësore, por që në natyrën e tyre janë të lidhura me procesimin e produkteve bujqësore.

Kriteret e pranueshmërisë:

(a) Është kompani, sipërmarrje, firmë, biznes, pronar i vetëm ose subjekt tjetër ligjor, i krijuar në përputhje me legjislacionin shqiptar ose një individ i regjistruar si sipërmarrës në përputhje me legjislacionin shqiptar.

(b) Ushtron aktivitet në njërin nga aktivitetet e mëposhtme ekonomike:

(i) Aktivitete bujqësore dhe blegtorale, Blegtori, Kultivimi i drithërave, Kultivimi i farërave dhe bimëve mjekësore, Kultivimi i frutave dhe perimeve, Prodhimi i plehrave të ndryshme dhe vajit.

(ii) Mekanikë bujqësore, Logjistikë dhe ofrim shërbimi, përfshirë: tregtimi i makinerive dhe pajisjeve bujqësore, kontejnerë dhe dhoma frigoriferike për ruajtjen e produkteve bujqësore

(iii) Agro-përpunim, përfshirë: furrë buke dhe pastiçeri, thertore dhe përpunim mishi, prodhim vezësh dhe prodhim bulmeti, prodhimi i vajit, prodhuesit e ushqimeve të paketuara dhe prodhimi i ujit, pijeve jo-alkoolike, birrës dhe verës .

(iv) Tregtim me shumicë dhe pakicë i produkteve bujqësore përfshirë shitjen me shumicë të prodhimeve bujqësore dhe ushqimore dhe shitjen me pakicë të produkteve ushqimore.

(c) Ushtron aktivitet në Republikën e Shqipërisë.

(d) Është aktivitet i regjistruar dhe operon në përputhje me legjislacionin shqiptar.   

Periudha e vlefshmërisë: 6 Dhjetor 2016 deri në 30 Dhjetor 2019

KARAKTERISTIKAT E KREDISË:

   

 

  SHUMA  Shuma maksimale e kredisë 3,500,000 Lekë
  MONEDHA  Lekë dhe Euro
  AFATI  Për kapital pune: deri 3 vjet (36 muaj);
Për investime: deri në 4 vjet (48 muaj)
  KOMISIONI  1-4% sipas kohëzgjatjes së kredisë
  KOLATERALI   Hipotekë, Peng, Dorëzani, Cash koletaral në varësi të kohëzgjatjes së kredisë.
  RIPAGIMI I KRERDISË Në varësi të preferencës së klientit:
Flat – këste të barabarta për të gjithë periudhën e shlyerjes së kredisë.
Declining – Interesi llogaritet mbi shumën e mbetur të principalit dhe këste e kredisë vijnë
duke u zvogëluar.
I Çrregullt-Bazuar në ciklin e prodhimit, kjo kredi mund te shlyhet me këste mujore jo të
rregullta, fleksibël sipas sezonalitetit. Shuma e pagesës do të llogaritet bazuar në të ardhurat mujore të klientit.
  INTERESI  21.6% deri në 28.8%
Niveli i interesit është në përputhje me:
• Shumën dhe kohëzgjatjen e kredisë
• Kolateralin që përdoret si garanci për kredinë
• Numrin e kredive që ka marrë klienti
  PERIUDHA GRACE  Në përputhje me llojin e aktivitetit mund të aplikohet grace period dhe shlyerje 1- 6 mujore,
në përputhje me ciklin e gjenerimit të të ardhurave në bujqësi.

  

Kjo kredi mundësohet nën projektin “BERZH AASF” i bashkëfinancuar me EBRD dhe Qeverinë Shqipëtare.

       
          

Apliko!
  • NJOFTIM PUNESIMI Fondi BESA sh.a Institucion për Kreditimin e Bizneseve, shpall konkurrimin për vënd te lirë pune në pozicionin Specialist Zhvillim Produktesh....
  • NJOFTIM PUNESIMI Fondi BESA shpall konkurrimin për vend të lirë pune në pozicionin ASISTENTE OPERATORE për Qytetin e Tiranës. Kërkesat kryesore për kandidatët...
  • NJOFTIM PUNËSIMI Fondi Besa sh.a Institucion për Kreditimin e Bizneseve, shpall konkurrimin për vënd të lirë pune në pozicionin 𝗥𝗘𝗖𝗘𝗣𝗦𝗜𝗢𝗡𝗜𝗦𝗧𝗘 në 𝗭𝘆𝗿𝗲̈𝗻 𝗤𝗲̈𝗻𝗱𝗿𝗼𝗿𝗲...