fbpx

KREDIA E GJELBËR


Investoni në banesat tuaja, kurseni energjinë dhe përfitoni grant deri në 20 %

Tashmë Fondi Besa sjell Kredinë e Gjelbër për të gjithë ju që dëshironi të përmirësoni kushtet e jetesës duke kryer investime në banesë me fokus efiçencën dhe kursimin e energjisë.

Kredia e Gjelbër – është një produkt kredie në bashkëpunim me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim – BERZH nëpërmjet Programit GEFF. Kredia e Gjelbër synon promovimin e investimeve në ekonominë e gjelbër në banesa. Fondi Besa do ta realizojë këtë objektiv përmes financimit të një shume prej 3,000,000 Euro në këtë sektor për një periudhë 3-vjeçare.

Për çdo investim të kryer nga klienti duke investuar në 13 teknologji të ndryshme të aprovuara nga Selektori i Teknologjisë nga GEFF, klienti do të mund të përfitojë deri në 20% grant.

Periudha e vlefshmërisë: 12 Shtator 2018 deri në 12 Shtator 2021

Çfarë mund të financoni me Kredinë e Gjelbër?

  1. Izolim i mureve, çatisë dhe dyshemesë
  2. Dritaret, dyert dhe xhamat izolues
  3. Kaldajë/Boljer me gaz
  4. Pompa nxehtësie
  5. Ndriçim
  6. Kaldajë / Bojler me biomas
  7. Kolektorë diellorë për ujë të nxehtë
  8. Sisteme fotovoltaike diellore
  9. Ventilim mekanik i balancua
  10. Rezervuarë, akumulues për ujë të ngrohtë.

Për më shumë informata, vizitoni www.ebrdgeff.com/albania.

Termat (Kushtet)  e “Kredisë së Gjelbër – GEFF”

KARAKTERISTIKAT E KREDISË:

 

  SHUMA  Shuma maksimale e kredisë 25,000 Euro, e konvertuar në lekë sipas kursit të këmbimit
Euro/ALL (referuar Bankës së Shqipërisë)në datën e firmosjes së kontratës së kredisë me
klientin.
  MONEDHA  Lekë
  AFATI  deri në 5 vjet (60 muaj)
  KOMISIONI  1-4% sipas kohëzgjatjes së kredisë
  KOLATERALI   Hipotekë, Barrë Siguruese, Peng, Dorëzani në varësi të kohëzgjatjes së kredisë.
  RIPAGIMI I KREDISË Në varësi të preferencës së klientit:
Flat – këste të barabarta për të gjithë periudhën e shlyerjes së kredisë.
Declining – Interesi llogaritet mbi shumën e mbetur të principalit dhe këstet e kredisë vijnë duke u zvogëluar.
  INTERESI 20% deri në 27%
Niveli i interesit është në përputhje me:
• Shumën dhe kohëzgjatjen e kredisë
• Kolateralin që përdoret si garanci për kredinë
• Numrin e kredive që ka marrë klienti

  

 

Shembull  
Shuma 500,000 Lekë
Kohëzgjatja 36 Muaj
Interesi mujor 2. 08%
Interesi Vjetor 24.96%
Komisioni në përqindje 5%
Komisioni në vlerë 25,000 Lekë
NEI 33.06%

 

    •  

Si mund të përfitohet granti?

Pasi të keni instaluar teknologjinë në banesën tuaj, paraqituni pranë zyrës së Fondit Besa në mënyre që të bëni kërkesën për Grant.

 

Për këtë duhet të paraqisni faturat e teknologjisë apo produktit të investuar dhe brenda një muaji, do të bëhet verifikimi i investimit tuaj dhe pas kësaj Granti prej 15% apo 20% të transferohet në llogarinë tuaj

Ky projekt është krijuar nga GEFF dhe BERZH (Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim) dhe i mbështetur nga Unioni Evropian, Ministria Federale e Financave, Korniza e Investimeve të Ballkanit Perëndimor për financimin e Programit të Bashkëpunimit Teknik.

 

Kredia e gjelbër do te sjelle përfitime si :

1.Reduktim i faturave mujore të energjisë

2.Përmirësim i kushteve të jetesës

3.Rritja e vlerës së shtëpisë

4.Reduktim i ndotjes në mjedis

 

Apliko!
  • NJOFTIM PUNËSIMI Fondi BESA sh.a Institucion per Kreditimin e Bizneseve, shpall konkurrimin per vend te lire pune ne pozicionin ARKETARE per qytetin e Tiranes. Kerkesat kryesore per kandidatet per kete pozicion jane: o Te kene diplome te shkolles se larte, preferohet Fakulteti ...
  • NJOFTIM PUNËSIMI Fondi BESA sh.a Institucion Financiar Jobankar, shpall konkurrimin për vënd te lirë pune në pozicionin Specialist për Rrjetet Sociale, pranë Departamentit të Marketingut dhe Zhvillimit, në Zyrën Qendrore: Kërkesat kryesore për kandidatet për këtë pozicion janë: Detyrat kryesore për të ...
  • NJOFTIM PUNËSIMI Fondi BESA sh.a Institucion Financiar Jobankar, shpall konkurrimin për vend të lirë pune në pozicionin ASISTENTE OPERATORE për Qytetin e Elbasanit. Kërkesat kryesore për kandidatët për këtë pozicion janë: o Diplomë Universitare në Fakultetin Ekonomiko Të ketë të paktën 1 ...