fbpx

Në kuadër të forcimit të edukimit financiar te të rinjve, Fondi BESA zhvilloi në Universitetin Evropian të Tiranës një leksion të hapur në lëndën “Financat e Ndërmarrjes”.


Ky leksion u referua nga përfaqësuesit e Fondit BESA Z. Robert Lukaj, Drejtor i Departamentit të Menaxhimit të Riskut dhe Z. Altin Muçaj, Drejtor i Departamentit të Marketingut, Trajnimit dhe Zhvillimit.

Leksione të tillë konsiderohen si një mundësi për të shpjeguar realitetin e mikrofinancës në Shqipëri, rregullat dhe procedurat për zhvillimin e aktivitetit dhe menaxhimin e riskut dhe si një urë lidhëse midis universiteteve dhe institucionit tonë.

Një nga komponentët me anë të të cilit Fondi BESA synon realizimin e misionit të tij social është edhe integrimi i të rinjve në shoqëri, nëpërmjet edukimit financiar, mundësisë për kryerjen e praktikave mësimore apo për punësim pas mbarimit të studimeve universitare si dhe financimit të ideve të tyre për të filluar një biznes.

Pjesëmarrës në këtë leksion ishin studentë dhe pedagogë të Universitetit Evropian të Tiranës.

 

 

  • NJOFTIM PUNËSIMI Fondi BESA sh.a Institucion per Kreditimin e Bizneseve, shpall konkurrimin per vend te lire pune ne pozicionin ARKETARE per qytetin e Tiranes. Kerkesat kryesore per kandidatet per kete pozicion jane: o Te kene diplome te shkolles se larte, preferohet Fakulteti ...
  • NJOFTIM PUNËSIMI Fondi BESA sh.a Institucion Financiar Jobankar, shpall konkurrimin për vend të lirë pune në pozicionin ASISTENTE OPERATORE për Qytetin e Elbasanit. Kërkesat kryesore për kandidatët për këtë pozicion janë: o Diplomë Universitare në Fakultetin Ekonomiko Të ketë të paktën 1 ...
  • NJOFTIM PUNËSIMI Fondi BESA sh.a Institucion Financiar Jobankar, shpall konkurrimin për vënd te lirë pune në pozicionin Specialist për Rrjetet Sociale, pranë Departamentit të Marketingut dhe Zhvillimit, në Zyrën Qendrore: Kërkesat kryesore për kandidatet për këtë pozicion janë: Detyrat kryesore për të ...