fbpx

NJOFTIM PUNESIMI


Fondi BESA sh.a Institucion per Kreditimin e Bizneseve, shpall konkurrimin per vend te lire pune ne pozicionin Specialist IT MIS dhe Raportues per Zyren Qendrore.

Qellimi i Punes: Te analizoje me hollesi nevojat per mikro-kreditim per automatizimin e proceseve/aktiviteteve te biznesit, te propozoje, zhvilloje dhe mirembaje aplikacione dhe raporte ne perputhje me specifikimet e biznesit.

Pergjegjesite Kryesore:

• Te mbeshtese njesite e biznesit per pergatitjen dhe analizimin ne hollesi te kerkesave te biznesit per aplikacione te reja apo modifikimin e atyre ekzistuese dhe te hartoje zgjidhjet perkatese.

• Te zhvilloje, shperndaje dhe te mirembaje raportimet, zgjidhjet/aplikacionet ne perputhje me specifikimet e shkruara te biznesit.

Kriteret:

• Eksperience dy vjeçare ne bazat e te dhenave, teknikave te zhvillimit te raportimit dhe pozicione te tjera qe lidhen me IT-ne. Pervoja me hartimin e ruajtjes se te dhenave dhe funksionimin e tyre do te ishte e preferueshme;

• Njohuri shume te mira lidhur me RDBMS (MSSQL/ORACLE), veçanerisht ne sherbimet e raportimit MS dhe instrumentet dhe teknikat perkatese te zhvillimit;

• Njohuri te mira lidhur me funksionimin e sistemit bankar, standartet e kontabilitetit dhe produktet;

• Pervoja e punes me gjuhet e programimit eshte e preferueshme . Net,PHP, Java, PL/SQL, XML, Web service etj;

• Te kete aftesi shume te mira operacionale, analitike dhe komunikimi, te jete i pergjegjshem dhe bashkepunues ne punen ne grup;

• Master ne Shkencat Kompjuterike, Sistemet e Informacionit /Inxhinjeri apo fusha te ngjashme;

• Pervoja ne banke do te ishte e preferueshme (minimumi 2 vjet);

• Njohuri shume te mira dhe aftesi komunikimi ne anglisht;

Te gjithe kandidatet duhet te paraqesin dokumentet e meposhtme:

• Kerkese per punesim
• Curriculum Vitae

Dokumentacioni i kerkuar te paraqitet brenda dates 5 Gusht 2020 dhe te dorezohet ne zarf te mbyllur prane Zyres Qendrore te Fondit Besa, me adrese: Rruga “Dritan Hoxha”, Laprake, Tirane ose ne faqen tone zyrtare si me poshte:
mfi@ besa.org.al

Per çdo informacion tjeter mund te vizitoni faqen tone zyrtare ne internet www.fondibesa.com dhe per çdo paqartesi mund te kontaktoni me Departamentin e Burimeve Njerezore & Sherbimeve prane Zyres Qendrore, ne nr. e telefonit: 04 2253841/842.

  • NJOFTIM PUNESIMI Fondi BESA sh.a Institucion për Kreditimin e Bizneseve, shpall konkurrimin për vënd te lirë pune në pozicionin Specialist Zhvillim Produktesh....
  • NJOFTIM PUNESIMI Fondi BESA shpall konkurrimin për vend të lirë pune në pozicionin ASISTENTE OPERATORE për Qytetin e Tiranës. Kërkesat kryesore për kandidatët...
  • NJOFTIM PUNËSIMI Fondi Besa sh.a Institucion për Kreditimin e Bizneseve, shpall konkurrimin për vënd të lirë pune në pozicionin 𝗥𝗘𝗖𝗘𝗣𝗦𝗜𝗢𝗡𝗜𝗦𝗧𝗘 në 𝗭𝘆𝗿𝗲̈𝗻 𝗤𝗲̈𝗻𝗱𝗿𝗼𝗿𝗲...