fbpx

Trajnim për Trajnuesit


Në kuadër të ngritjes së kapaciteteve të stafit, Fondi Besa ka ngritur gjatë vitit 2017 një njësi të specializuar trajnimi. Me qëllim krijimin e një ekipi trajnuesish, gjatë muajit shtator u zhvillua në kuadër të programit “Albanian Agriculture Support Facility” të mbështetur nga BERZH dhe Qeveria Shqiptare një trajnim tre ditor me stafin e Fondit Besa.
Ky është një program trajnimi gjithëpërfshirës i dizajnuar për të ofruar mundësi për pjesëmarrësit që të praktikojnë aftësitë e tyre trajnuese, teknikat dhe metodologjitë më kreative, pjesëmarrëse dhe bashkëkohore në trajnimin e tyre, si dhe të marrin feedback nga lehtësuesi si dhe nga kolegët e tyre.

Ky trajnim u jep pjesëmarrësve një kuptim të mirë të aftësive të kërkuara për të bërë prezantime profesionale, për të zhvilluar dhe ofruar seminare interaktive të cilësisë së lartë dhe për të ofruar trajnime dhe mentorime në vendin e punës.

Formati i seminarit me qendër pjesëmarrësit përdor aktivitete interaktive, duke përfshirë lojën e roleve, diskutimin në grup, praktikën e aftësive, instrumentet e video dhe vlerësimit të trajnimit. Aktivitetet janë të dizenjuara për të siguruar pjesëmarrjen individuale dhe grupore në çdo kohë.

 

  • NJOFTIM PUNESIMI Fondi BESA sh.a Institucion për Kreditimin e Bizneseve, shpall konkurrimin për vënd te lirë pune në pozicionin Specialist Zhvillim Produktesh....
  • NJOFTIM PUNESIMI Fondi BESA shpall konkurrimin për vend të lirë pune në pozicionin ASISTENTE OPERATORE për Qytetin e Tiranës. Kërkesat kryesore për kandidatët...
  • NJOFTIM PUNËSIMI Fondi Besa sh.a Institucion për Kreditimin e Bizneseve, shpall konkurrimin për vënd të lirë pune në pozicionin 𝗥𝗘𝗖𝗘𝗣𝗦𝗜𝗢𝗡𝗜𝗦𝗧𝗘 në 𝗭𝘆𝗿𝗲̈𝗻 𝗤𝗲̈𝗻𝗱𝗿𝗼𝗿𝗲...