FondiBESA >> Rreth Nesh >> Strategjia e Fondit Besa për të ardhmen

Strategjia e Fondit Besa sh.a. për të ardhmen

Strategjia kryesore e Fondit BESA sh.a. për të ardhmen është të forcojë operacionet e tij bazë në biznesin themelor - aktivitetin huadhënës, duke u përpjekur të mbetet një nga aktorët më të rëndësishëm të sektorit mikrofinanciar në Shqipëri. Në kontekstin e statusit të ri si institucion financiar jo bankë, Fondi Besa shqyrton mundësitë e saj për zgjerimin e gamës së produkteve dhe shërbimeve financiare të ofruara si dhe shtrirjen e saj në zona të reja.

 

Në mbështetje të kësaj strategjie bazë, Fondi Besa sh.a. përqendron vëmendjen gjithashtu në:

 

-  Ruajtjen dhe përmirësimin e mëtejshëm të performancës së tij.

 

-  Përmirësimin e kapacitetit të sistemeve financiare dhe në zgjerimin e gamës së këtyre shërbimeve.

 

-  Rritjen e kapacitetit për adoptimin e teknologjive inovative që mund të zgjerojnë shtrirjen.

 

-  Përmirësimi i drejtimit, sistemeve të informacionit të menaxhimit, sistemeve të menaxhimit

  të riskut dhe matjes së performancës së institucionit.

 

-  Zhvillimin e produkteve dhe shërbimeve sipas kërkesës së tregut të synuar.

Buletini

Register and receive all the updates from fondi BESA