FondiBESA >> Të rejat

Lajme Speciale

Lajmet më të Fundit

Arkiva

Prona në Shitje

Njoftim mbi zhvillimin e mbledhjes së Asamblesë së Aksionerëve të shoqërisë Fondi Besa sh.a. 2017

on 2017-05-15 15:00

 

PER MBLEDHJEN E ZAKONSHME TE ASAMBLESE SE PERGJITHSHME TE FONDIT BESA SH.A.

 

Drejtuar : Te gjithe aksionereve e Shoqerise Fondit Besa SH.A.

 

Te nderuar Aksionere,

Bazuar  ne Statutin e shoqerise Fondi Besa sh.a., si dhe ne ligjin nr.9901, date 14.04.2008, “Per tregtaret dhe shoqerite tregtare”, (i ndryshuar) ju njoftojme se diten e Enjte, date 8 Qershor  2017, ora 11.00, ne ambientet e Kompleksit “Tropikal” ne Durres,  zhvillohet mbledhja e zakonshme e Asamblese se Pergjithshme te aksionareve te Fondit Besa sh.a. me rend dite si me poshte:

 

  1. Miratimi i Raportit te Drejtorit Ekzekutiv mbi aktivitetin e Fondit Besa SH.A. per vitin 2016.
  2. Miratimi i Pasqyrave Financiare te Fondit Besa SH.A. te audituara nga kompania audituese KPMG per vitin ushtrimor 2016.
  3. Miratimi i fitimit te shoqerise Fondi Besa SHA per vitin 2016 dhe perdorimit te tij.
  4. 
Miratimi i Plan-Biznesit te Fondit Besa SH.A. per vitin 2017 dhe per periudhen 2017-2019.
  5. 
Miratimi i kompanise per auditimin e pasqyrave financiare te Fondit Besa SH.A. per vitin ushtrimor 2017.
  6. 
Miratimi i ndryshimeve ne perberjen e Keshillit Mbikqyres te Shoqerise Fondi Besa SH.A.  /Rinovimi i mandatit te anetareve aktuale.
  7. 
Miratimi i Raportit te Drejtorit Ekzekutiv mbi aktivitetin e Agro Social Fund sh.p.k per vitin 2016.
  8. 
Miratimi i Pasqyrave Financiare te Agro Social Fund sh.p.k te audituara nga kompania audituese KPMG per vitin ushtrimor 2016.
  9. 
Miratimi i fitimit/humbjes se shoqerise Agro Social Fund per vitin 2016.
  10. 
Miratimi i Plan-Biznesit te Agro Social Fund sh.p.k. per vitin 2017 dhe per periudhen 2017-2019.
  11. 
Miratimi i kompanise per auditimin e pasqyrave financiare te shoqerise Agro Social Fund sh.p.k per vitin ushtrimor 2017.
  12. 
Te ndryshme.

 

Ju sjellim ne vemendje se per te marre pjese ne mbledhjen e asamblese se aksionereve, aksioneret duhet te paraqiten ne diten dhe oren e percaktuar dhe ne adresen e mesiperme. Aksioneret mund te paraqiten dhe te marrin pjese personalisht apo nepermjet perfaqesuesve te autorizuar. Si perfaqesues i aksionerit mund te jete nje aksioner tjeter apo nje person i trete. Numri i votave ne asamblene e aksionereve, qe ka secili aksioner eshte i barabarte me numrin e aksioneve qe zoteron secili prej tyre.

 

Materialet dhe projekt-vendimet e mbledhjes do t’ju dergohen paraprakisht me poste elektronike. Personat e interesuar mund te terheqin kopje te tyre prane Asistentes se Drejtorit Ekzekutiv te Fondit.

 

Njoftimin e mbledhjes dhe dokumentacionin perkates mund ta gjeni edhe ne faqen web te shoqerise ne adresen ne internet (www.fondibesa.com)

 

Lutemi konfirmoni marrjen e njoftimit per zhvillimin e mbledhjes se asamblese.

 

Drejtori Ekzekutiv

Prof. Asoc. Dr. Bajram MUÇAJ

Go back

Buletini

Register and receive all the updates from fondi BESA