FondiBESA >> Të rejat

Lajme Speciale

Lajmet më të Fundit

Arkiva

Prona në Shitje

Njoftim për shtyp: Nenshkruhet Marreveshje e re midis Fondit BESA sh.a. dhe Bankes se Detit te Zi per Tregti dhe Zhvillim.

on 2016-11-21 22:37

Nenshkruhet Marreveshje e re midis Fondit BESA sh.a. dhe Bankes se Detit te Zi per Tregti dhe Zhvillim

 

 

Banka e Detit të Zi për Tregti dhe Zhvillim (BDZTZH) dhe Fondi Besa sh.a. nënshkruan një marreveshje të re kredie me shumë 5 milion Euro për financimin e  mikro dhe SME. Kjo kredi 3-vjeçare do të përdoret për financimin e nevojave për investime dhe kapital qarkullues të sipërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme (MSME) në Shqipëri, me një fokus në zonat rurale, ku aksesi për financimin e sipërmarrjeve mikro dhe SME është i kufizuar.

 

Në komentin e tij gjatë firmosjes së marrëveshjes, Presidenti i BDZTZH, Z. Ihsan Ugur Delikanli, tha: “Jemi të kënaqur të zgjerojmë bashkëpunimin tonë me Fondin Besa, një partner i besueshëm dhe lider në tregun shqiptar. Kjo marrëveshje e dytë tregon mbështetjen e vazhdueshme të BDZTZH për ekonominë e vendit, e cila bazohet kryesisht në bizneset mikro. Lehtësimi i aksesit të mikrofinancës, një mjet i rëndësishëm për rritjen ekonomike, do të mbetet prioriteti ynë strategjik në Shqipëri dhe në vendet e tjera të rajonit të Detit të Zi në vitet e ardhshme.”

 

“Jemi të nderuar dhe të lumtur të jemi pjesë e këtij bashkëpunimi dhe do doja të shprehja bindjen tonë se ashtu si edhe me marrëveshjet e mëparshme, ky bashkëpunim do të jetë i suksesshëm dhe do të ketë një impakt të madh në mbështetjen financiare të bizneseve mikro dhe të vogla si dhe aktiviteteve bujqësore në Shqipëri, që do të reflektohet në zhvillimin ekonomik dhe social”, tha Z. Bajram Muçaj, Drejtor Ekzekutiv i Fondit BESA gjatë firmosjes së marrëveshjes së kredisë.

 

 

***************************************************************

 

 

Krijuar në vitin 1994, Fondi BESA sh.a. është një institucion mikrofinanciar jo-bankë lider në Shqipëri. Misioni i Fondit BESA është të ndihmojë në rritjen ekonomike dhe uljen e varfërisë në zonat urbane dhe gjysmë-urbane në Shqipëri duke promovuar sektorin e sipërmarrjes mikro, të vogël dhe të mesme përmes krijimit të fondit privat mikro-financiar Shqiptar, i cili është i vetë-qëndrueshëm. Klientët e Fondit përfshijnë njerëz nga të gjitha shtresat social-ekonomike, përfshirë të papunët dhe bizneset start-up. Fondi BESA ofron të gjitha llojet e kreditimit, përfshirë kredinë konsumatore dhe hipotekore.  

 

Banka e Detit të Zi për Tregti dhe Zhvillim (BDZTZH) është një institucion financiar ndërkombëtar i krijuar nga shtete si Shqipëria, Armenia, Azerbaxhani, Bullgaria, Gjeorgjia, Greqia, Moldavia, Rumania, Rusia, Turqia dhe Ukraina. Zyrat Qendrore të BDZTZH ndodhen në Selanik, Greqi. BDZTZH mbështet zhvillimin ekonomik dhe bashkëpunimin rajonal duke ofruar kredi, linja kredie, kapital dhe garanci për projekte dhe financim të sektorëve publikë dhe privatë të vendeve anëtare. Kapitali i autorizuar i Bankës është 3.45 miliard Euro. BDZTZH për një kohë të gjatë ka marrë vlerësimin “A” nga kompania Standard and Poor dhe “A2” nga Moody. Për më shumë informacion mbi BDZTZH, vizitoni www.bstdb.org.

Go back

Buletini

Register and receive all the updates from fondi BESA