FondiBESA >> Rreth Nesh >> Zhvillimi i Burimeve Njerezore

Zhvillimi i Burimeve Njerëzore

Burimet njerëzore janë një faktor i rëndësishëm në suksesin e Fondit BESA sh.a. I gjithë stafi i Fondit BESA sh.a. kanë Diplomë Universiteti në degë të ndryshme; pjesa më e madhe e tyre janë diplomuar në Fakultetet e Ekonomisë. Një pjesë e rëndësishme e zhvillimit të Burimeve Njerëzore ka qenë trajnimi i stafit kryesisht në Shqipëri, por edhe jashtë vendit, në Institucione të ngjashme. Stafi ynë mund të përshkruhet si staf me eksperiencë, i motivuar, i ndershëm dhe i hapur për të mësuar të rejat.

 

  • Trajnime

 

Zhvillimi i aftësive të stafit në Fondin Besa sh.a. është i rëndësishëm për të arritur performancë të lartë dhe sukses.

Kapaciteti i drejtuesve dhe menaxherëve kombinohet me aftësitë menaxheriale të stafit në të gjithë hallkat e institucionit.

 

Duke qenë se ne i konsiderojmë njerëzit një aset, jemi të përkushtuar të krijojmë një kulturë të vazhdueshme të mësuari brenda institucionit që synon ngritjen dhe përmirësimin e kapacitetit të stafit. Përveç fondeve të disponueshme, ne besojmë se suksesi ynë është bërë i mundur në sajë të stafit të trajnuar, fleksibël dhe efektiv në përballimin e sfidave dhe përmbushjen e objektivave.

 

Për këtë arsye, çdo vit hartohen plane për trajnimin e stafit ku përcaktohen format e ndryshme të zhvillimit, duke filluar nga një orientim i mirë-dizenjuar, që mund të ndihmojnë në sigurojmë një staf produktiv dhe të kënaqur deri në trajnime për aftësi specifike, duke i drejtuar dhe këshilluar (në lidhje me trajnimin) dhe shkëmbimin e eksperiencës. 

 

Trajnimi dhe zhvillimi është një proces i vazhdueshëm që synon përmirësimin e performancës së stafit në pozicionin aktual: duke përmirësuar eficencën dhe produktivitetin e tyre dhe duke forcuar bazën për arritjet afatgjata. Në anën tjetër, së bashku me avantazhet e përgjithshme në institucion, duke marrë trajnimin e duhur, shtohet kënaqësia e stafit në punë duke pasur një njohuri më të thelluar lidhur me detyrat e tij dhe duke rritur konfidencën e tyre, gjë e cila shton gjithashtu entuziazmin për punën dhe përkushtimin në institucion. 

Buletini

Register and receive all the updates from fondi BESA