Çfarë lloj kredie duhet të merrni ?
Pasi keni identifikuar se cila është shuma që ju nevojitet për ta marrë kredi, keni identifikuar të ardhurat dhe shpenzimet dhe jeni të qartë se cili është kapaciteti juaj për të shlyer kredinë, hapi tjetër që duhet të ndërmerrni është një kërkim tregu, pra të pyesni në banka apo institucione financiare për të parë se çfarë lloji kredie i përshtatet nevojave tuaja.
Në varësi të llojit të kredisë do të jenë edhe procedurat. Prandaj është shumë e rëndësishme që të vendosni për kredinë e duhur, që do t’i përshtatet nevojave tuaja.