ARË DHE BANESË NË DIVJAKË

Prona është e llojit Arë+Truall dhe Ndërtese me sipërfaqe 3360m, nga ku Truall me sipërfaqe 200m2  dhe Ndërtesë me sipërfaqe 64m2.

Prona ndodhet  rreth 1 km në perëndim të qëndrës së qytetit të Divjakës. Ajo është e vendosur në krahun verior të rrugës që lidh qytetin me zonën e plazhit dhe pyllin. Zona ku ndodhet prona ka karakter të theksuar bujqësor ku nuk mungojnë as banesat tip vilash 1-3 katëshe me oborr.

Prona është e organizuar nga një ndërtesë 1 katëshe së bashku me oborrin në perëndim dhe me parcelën e tokës arë në lindje.

 

Për më shumë informacion kontaktoni Kreshnik Ahmeti

Cel : 069 66 45 609

Location Info

Informacioni agjentit

(+355) (4) 2253841 / (+355) (4) 2253836
069 66 45 609

mfi@besa.org.al ; kontakt@besa.org.al

Fondi Besa sh.a. është një ndër institucionet më të mëdha mikrofinanciare në Shqipëri, i cili i ofron individëve kredi mikro, të vogla dhe të mesme për të hapur, zgjeruar dhe zhvilluar aktivitete fitimprurëse.   Me 74 zyra në gjithë Shqipërinë, ne synojmë të jemi të pranishëm atje ku ka nevojë për zhvillim, duke i ofruar akses mijëra njerëzve, duke u përpjekur t’i mbështesim ata me shërbime financiare, duke krijuar lidhje ndërmjet klientëve dhe mundësive dhe duke kontribuar në një zhvillim më të madh ekonomik të vendit.   Ne përpiqemi t’i shërbejmë klientëve tanë me zgjidhje të thjeshta, të favorshme dhe financiarisht të përshtatshme, të ndërtuara për t’ju përgjigjur nevojave, dëshirave, preferencave dhe pritshmërive të klientëve si dhe për të krijuar lidhje afatgjata me ta. Synimi ynë kryesor është të mbështesim klientët për t’u bërë financiarisht dhe ekonomikisht të pavarur, në mënyrë që të realizojnë ambiciet e tyre për zhvillim dhe mirëqenie, pa mbështetjen tonë në të ardhmen.

Formulari i Ofertës Financiare