fbpx

25 vjet eksperiencë, 25 vjet lider, 25 vjet histori suksesi në tregun shqiptar!


1 Shkurt 2023 – shënon një ditë shumë të veçantë për Fondin Besa. Është një përvojë e jashtëzakonshme të përkujtosh 25 vjet sipërmarrje, nën drejtimin e një njeriu me ëndrra të mëdha, objektiva dhe strategji të qarta. Drejtori Ekzekutiv i Fondit Besa, Z. Bajram Muçaj është shquar gjithmonë për vizionin e tij, idetë novatore dhe karizmën e treguar në këtë sipërmarrje.

“ Ende e mbaj mend ditën kur m’u besua drejtimi i kësaj kompanie të sapokrijuar me vetëm një grusht njerëzish dhe një sasi të kufizuar burimesh. 25 Vjet më parë, ne kishim një ëndërr dhe dëshirë, të mbështetnim njerëzit të fillonin biznesin e tyre, të vetëpunësoheshin, të punësonin disa njerëz të tjerë nga familja ose komuniteti i tyre. Ne i bëmë ëndrrat realitet duke i kthyer ato në objektiva dhe strategji të zbatueshme. Ajo që kemi arritur, është shumë përtej objektivave që kishim në fillim të këtij udhëtimi.

Gjatë rrugëtimit tonë, ne vazhduam të bënim gjëra që askush tjetër nuk i kishte bërë më parë dhe luajtëm një rol të rëndësishëm në industri – nga të parët që ofruam financim për ata që praktikisht ishin të përjashtuar nga shërbimi i sektorit bankar.

Në 25 vitet e fundit, Fondi Besa ka financuar mijëra individë dhe biznese dhe ka plotësuar nevojat e tyre për zhvillim. Me afro 30,000 klientë aktivë, portofol kredie rreth 120 milionë euro, gjatë viteve kemi mbështetur më shumë se 260,000 klientë dhe kemi injektuar në ekonomi rreth 850 milionë euro, përkthyer në mbështetje të mijëra bizneseve, krijim të vendeve të punës, mbështetje të grave, të rinjve dhe të papunëve në rrugën e tyre të zhvillimit ekonomik dhe social. Që nga fillimi dhe deri sot, kompania ka bërë një rrugëtim të gjatë dhe evolucionar. Tani, Fondi Besa është një institucion mikrofinanciar me më shumë se 620 punonjës dhe 80 zyra në të gjithë Shqipërinë” – thekson Z. Muçaj.

Për të gjithë këtë kontribut, Z. Bajram Muçaj, Drejtori Ekzekutiv i Fondit Besa, është nderuar me Çmimin “CEO i Vitit 2022 për Institucionet Financiare Jo-Banka” nga Global Banking and Finance Review.

Ky vlerësim akordohet për udhëheqjen e një kompanie shumë të suksesshme dhe është padyshim kënaqësia që vjen nga rezultatet e jashtëzakonshme dhe vlera që ka shërndarë kjo kompani për klientët, partnerët dhe aksionarët dhe, në veçanti, për mbi 620 punonjësve të tij, duke mbështetur në këtë mënyrë zhvillimin e karrierës së tyre.

“Sot jam krenar dhe i privilegjuar të them se të gjithë së bashku, punonjësit, klientët dhe partnerët tanë e kanë bërë Fondin Besa institucionin e parë dhe më të madh mikrofinanciar në Shqipëri që ka kontribuar në zhvillimin dhe përparimin e biznesit të vogël të Shqipërisë”- thekson Z. Muçaj.

  • NJOFTIM PUNESIMI Fondi BESA sh.a Institucion për Kreditimin e Bizneseve, shpall konkurrimin për vënd te lirë pune në pozicionin Specialist Zhvillim Produktesh....
  • NJOFTIM PUNESIMI Fondi BESA shpall konkurrimin për vend të lirë pune në pozicionin ASISTENTE OPERATORE për Qytetin e Tiranës. Kërkesat kryesore për kandidatët...
  • NJOFTIM PUNËSIMI Fondi Besa sh.a Institucion për Kreditimin e Bizneseve, shpall konkurrimin për vënd të lirë pune në pozicionin 𝗥𝗘𝗖𝗘𝗣𝗦𝗜𝗢𝗡𝗜𝗦𝗧𝗘 në 𝗭𝘆𝗿𝗲̈𝗻 𝗤𝗲̈𝗻𝗱𝗿𝗼𝗿𝗲...