BANKA PER TREGTI DHE ZHVILLIM E DETIT TE ZI dhe FONDI BESA rrisin financimin për biznesin mikro, të vogël e të mesëm në Shqipëri.
Kredi e re prej 6 milionë EURO për ta mbajtur biznesin aktiv gjatë periudhës së pandemisë.
27 Korrik 2021 – Banka për Tregti dhe Zhvillim e Detit të Zi i akordon Fondit BESA 6 milionë EURO me destinacion kredidhënien për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme në të gjithë vendin, veçanërisht ato jashtë qyteteve të mëdha.
Ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme zënë gati 90% të ekonomisë së Shqipërisë dhe janë motorri i rritjes dhe zhvillimit të vendit.
Kjo kredi e re e Bankës për Tregti dhe Zhvillim të Detit të Zi për Fondin BESA plotëson mbështetjen e vazhdueshme të kësaj banke për fusha thelbësore të ekonomisë shqiptare si për shembull agrobiznesi dhe industria e prodhimit dhe shërbimeve.
Kjo është kredia e katërt e Bankës për Tregti dhe Zhvillim të Detit të Zi për Fondin BESA që nga fillimi i bashkëpunimit në vitin 2014. Që nga ky vit, banka ka injektuar gjithsej 21 milionë EURO në ekonominë shqiptare përmes Fondit BESA. Falë mbështetjes nga Banka për Tregti dhe Zhvillim e Detit të Zi janë financuar më shumë se 10.000 biznese në Shqipëri.
“Duke forcuar partneritetin solid që kemi me Fondin BESA, ne jemi të kënaqur të vazhdojmë të ofrojmë fonde të reja që do të forcojnë ekonominë reale në vend, veçanërisht në një kohë kur pandemia e ka vënë nën presion të pashembullt ekonominë shqiptare dhe ku bizneset e vogla janë ata që vuajnë më shumë”, u shpreh Dmitry Pankin, President i Bankës për Tregti dhe Zhvillim të Detit të Zi.
“Përmes kredisë së re, Fondi BESA do të vazhdojë të financojë bizneset ekzistuese dhe start-up, që janë shtylla kurrizore e ekonomisë shqiptare, duke krijuar kështu punësim dhe duke kontribuar në reduktimin e varfërisë në zonat urbane dhe rurale të vendit. Mbështetja e vazhdueshme e Bankës për Tregti dhe Zhvillim e Detit të Zi gjatë shtatë vjetëve të fundit, si dhe gjatë periudhës së krizës COVID-19, është një tregues i qartë i besimit dhe bashkëpunimit mes dy institucioneve tona. Ne besojmë fuqimisht se partneriteti dhe bashkëpunimi jonë me Bankën për Tregti dhe Zhvillim të Detit të Zi do të zhvillohet më tej në të ardhmen”, u shpreh Bajram Muçaj, Drejtor Ekzekutiv i Fondit BESA.
Banka për Tregti dhe Zhvillim e Detit të Zi është një institucion ndërkombëtar financiar i themeluar nga Shqipëria, Armenia, Azerbajxhani, Bullgaria, Gjeorgjia, Greqia, Moldavia, Rumania, Rusia, Turqia dhe Ukraina. Selia e Bankës për Tregti dhe Zhvillim të Detit të Zi është në Selanik, Greqi. Banka për Tregti dhe Zhvillim e Detit të Zi mbështet zhvillimin ekonomik dhe bashkëpunimin rajonal duke ofruar kredi, linja kredie, kapital aksioner dhe garanci për projekteve dhe financim tregtar në sektorët publikë dhe privatë në vendet e saj anëtare. Kapitali i autorizuar i bankës është 3.45 miliardë EURO. Banka për Tregti dhe Zhvillim e Detit të Zi për një kohë të gjatë ka marrë vlerësimin “A-” sipas Standard and Poor’s, “A2” nga Moody’s dhe “A+” nga agjencia ruse e klasifikimit të kredive ACRA. Për më shumë informacion lidhur me Bankë për Tregti dhe Zhvillim të Detit të Zi, vizitoni faqen www.bstdb.org