fbpx

BORROW WISELY 2020


Fushata “Huamarrje e Zgjuar” është një fushatë ndërkombëtare, e cilaiI drejtohet klientëve aktualë dhe potencialë të Fondit Besa. Fushata organizohte nga Qendra e Mikrofinancës – një organizatë ndërkombëtare që promovon standaret ndërkombëtare në fushën e mbrojtjes së klientëve dhe edukimin financiar. Fushata do të zhvillohet njëkohëshisht në 14 vende përfshirë: Shqipërinë, Armeninë, Azerbaixhanin, Bosnie & Herzegovinnën, Gjeorgjinë, Kosovën, Bullgarinë, Moldavinë, Maqedonine e Veriut, Malin e Zi, Serbinë, Rumaninë, Greqinë dhe Taxhikistanin.

Kjo fushatë ka për qëllim edukimin e një numri sa më të madh të klientëve për të marrë një kredi në mënyrë të zgjuar, si dhe të sigurohen se po marrin një borxh në nivele të sigurta dhe të përgjegjshme. Kjo fushatë përmbledh një listë pyetjesh të thjeshta, të cilat klientët duhet t’ia bëjnë vetes, para se të marrin një kredi:

Sa para mund të marr hua?

• Mësoni të llogaritni me saktësi kursimet tuaja mujore.

• Pagesat mujore të huasë nuk mund të kalojnë 70% të kursimeve tuaja mujore.

P.sh. Nëse të ardhurat = 1,000 lekë dhe shpenzimet = 800 lekë atëherë Kursimi = 200 lekë. Shlyerjet mujore = 140 lekë maksimumi

• Merrni një kredi në të njëtën monedhë si të ardhurat.

• Fondi Besa do të vleresojë kapcitetin tuaj për të shlyer kredinë.

A e di sa do të paguaj?

• Mësoni si të krahasoni oferta të ndryshme për të bërë një zgjedhje të zgjuar.

• Eshtë e drejtë e secilit të kërkojë informacion mbi kostot e kredive.

• Mos harroni, një normë më e ulët interesi jo gjithnjë nënkupton një kredi me kosto më të ulët.

• Sigurohuni që të përfshini të gjitha kostot dhe tarifat kur llogaritni pagesat tuaja mujore, jo vetëm pagesat e interesit.

• Kujdes nga huadhënësit agresivë – ofertat special rrallë janë të vërteta dhe ashtu siç reklamohen.

• Analizoni me kujdes kohëzgjajtjen e kredisë – pagesa të vogla për një periudhë më të gjatë mund të çojnë në kosto më të larta.

• Fondi Besa, si të gjithë anëtarët e Qendrës së Mikrofinancës (MFC), bën transparente të gjitha kostot e kredisë – jo të gjithë huadhënësit e bëjnë këtë gjë.

A e kuptoj unë kontratën?

• Lexoni kontratën nga fillimi në fund. Oficeri juaj I kredisë duhet t’ju japë kohë të mjaftueshme për këtë. Kuptoni kostot, gjobat, kohën dhe mënyrën e pagesave.

• Pyesni oficerin tuaj të kredisë për të kuptuar çdo pikë. Kërkoni gjithmonë sqarime për termat financiar të përdorur në kontratë (p.sh. kërkoni shpjegimin e termave si: NEI, metoda e llogaritjes së kësteve, norma nominale, komisione, etj.)

• Merrni kohën tuaj – merrni kontratën në shtëpi dhe lexojeni me kujdes – mos u nxitoni për të nënshkruar diçka që nuk kuptoni.

Çfarë duhet të bëj nëse nuk jam i kënaqur?

• Ju lutemi na tregoni nëse nuk jeni të kënaqur.

• Përdorni gjithmonë të drejtën tuaj për t’u ankuar.

• Për ankesa ju lutem kontaktoni oficerin e kredisë, Drejtorin e degës, me email ose në numrin e telefonit të vënë në dispozicionin tuaj. Mund të plotësoni Formularin e Ankesave që gjendet në çdo zyrë ose na shkruani në rubrikën Ankesa në websinte-in e Fondit Besa

• Mendimi juaj na ndihmon të ofrojmë një shërbim më të mirë për klientët tanë!

Kontrolloni borxhin – mos lejoni t’ju kontrollojë ai ju!

• Shumë borxhe mund të çojnë në probleme me pagesat.

• Shmangni kreditë e shumta: me disa kredi keni më shumë rrezik mbingarkese me borxhe.

• Merrni kredi për investime, shmangni marrjen e kredisë për gjërat që nuk keni nevojë.

• Kujdesuni për historikun tuaj të kredisë , informacionet qëndrojnë gjithmonë në Bankën e Shqipërisë.

• Kini kujdes nëse jeni garantues për dikë tjetër.

• Bisedoni me oficerin e kredisë nëse keni probleme. Ne jemi këtu për t’ju ndihmuar!

Në vazhdim të kujdesit që Fondi Besa i kushton mbrojtjes së klientelës, këtë vit i është bashkuar fushatës ndërkombëtare edukuese “Huamarrje e Zgjuar”.
Më poshtë gjeni videon përmbledhëse mbi fushatën “Huamarrje e Zgjuar”: