fbpx

Warning: count(): Parameter must be an array or an object that implements Countable in /home/u810647084/domains/fondibesa.com/public_html/wp-content/themes/fondibesa/archive.php on line 36

Warning: Invalid argument supplied for foreach() in /home/u810647084/domains/fondibesa.com/public_html/wp-content/themes/fondibesa/archive.php on line 38

Trajnimi: “Kujdesi ndaj klientit dhe shitjet efektive.”


Trajnimi i oficerëve të kredisë “Kujdesi ndaj klientit dhe shitjet efektive”

✅Duke pasur në vëmendje forcimin e kapaciteteve të oficerëve të kredisë dhe përmirësimin e aftësive të tyre në fushën e shitjes dhe kujdesit e komunikimit efektiv me klientët, gjatë dy ditëve 13 dhe 14 Tetor 2022, u organizua në bashkëpunim me SwissContact trajnimi “Kujdesi ndaj klientit dhe shitjet efektive”.

⚡️Në fokus të trajnimit ishin teknikat e njohjes së klientit dhe të nevojave të tij, mënyrat e prezantimit të produktit, negocimi për shitjen e produktit dhe shërbimi pas shitjes.

Ky trajnim është i pari në serinë e trajnimeve që do të realizohen përgjatë viteve 2022 – 2024 në partneritet me Swisscontact, ku do të marrin pjesë drejtues të degëve dhe oficerë kredie të Fondit Besa. Ky bashkëpunim synon nxitjen e sipërmarrjes së të rinjve, nëpërmjet rritjes së mundësive për kredimarrje, mbështetur me rritjen e aftësive teknike të oficerëve të kredisë.

Fondi Besa