fbpx

Dega Rajonale Tirana 2, feston 10 vjetorin e aktivitetit.


Më datë 22 Shkurt 2019, Dega Rajonale Tirana 2 organizoi një event për të festuar 10 vjetorin e fillimit të aktivitetit, ku morën pjesë përfaqësues të institucionit, punonjës, të cilët kanë dhënë kontribut në vite në këtë degë, dhe drejtues të degëve të Tiranës.

Ndër të tjera Drejtori Ekzekutiv, Z. Bajram Muçaj theksoi “10 vjet më parë, Fondi BESA krijoi një degë të re në qytetin e Tiranë, me synimin për të qenë më pranë nevojave të tregut dhe për t’ju përgjigjur atyre në kohë reale, e cila ka kontributin e saj në nxitjen e biznesit të vogël dhe të mesëm. Që nga krijimi, Dega Rajonale Tirana 2 dhe punonjësit e saj kanë qenë dëshmitarë të arritjeve dhe vështirësive që ka hasur dega dhe institucioni në këto 10 vjet, të përpjekjeve dhe përkushtimit të të gjithë punonjësve të kësaj dege dhe të hallkave të menaxhimit të Fondit Besa për të arritur atje ku jemi sot, një nga institucionet më të rëndësishëm mikrofinanciar në vend.”

Në kuadër të aktivitetit të institucionit, Dega Rajonale Tirana 2, ka mbështetur përgjatë gjithë këtyre viteve mijëra klientë, individë, ndërmarrje mikro, të vogla dhe të mesme duke financuar projekte që kanë dhënë ndikimin e tyre modest në zhvillimin e ekonomisë së vendit, përmirësimin e jetesës së kredimarrësve apo rritjen e nivelit të përfshirjes së tyre sociale, frenimin e emigracionit si dhe krijimin e vendeve të punës.

Znj. Rozana Sakiqi, drejtoreshë e degës që në themelimin e saj, degë e cila sot ka edhe dy zyra të tjera satelite, ka një aktivitet të konsiderueshëm, me punonjës, të cilët sigurojnë cilësi të lartë dhe shërbim profesional.

Znj. Sakiqi thekson: “Kam kënaqësinë të drejtoj një ekip punonjësish të përkushtuar dhe plot energji. Kjo energji nuk na është shterur edhe kur gjatë këtij rrugëtimi, shumë kolegë plot vitalitet dhe pasion, kanë marrë përgjegjësitë e drejtimit të degëve të tjera në Tiranë, duke shpërndarë eksperienca pozitive që i kanë shërbyer familjes sonë të madhe – Fondit BESA. Ne do të vazhdojmë të ecim përpara, duke rritur cilësisht aktivitetin, shërbimet, duke konsoliduar edhe më shumë pozicionin në treg dhe duke synuar që viti i 11-të e në vazhdim të jenë vite sfidash dhe rritjeje përtej asaj që është shënuar deri tani”.

  • NJOFTIM PUNËSIMI Fondi BESA sh.a Institucion per Kreditimin e Bizneseve, shpall konkurrimin per vend te lire pune ne pozicionin ARKETARE per qytetin e Tiranes. Kerkesat kryesore per kandidatet per kete pozicion jane: o Te kene diplome te shkolles se larte, preferohet Fakulteti ...
  • NJOFTIM PUNËSIMI Fondi BESA sh.a Institucion Financiar Jobankar, shpall konkurrimin për vend të lirë pune në pozicionin ASISTENTE OPERATORE për Qytetin e Elbasanit. Kërkesat kryesore për kandidatët për këtë pozicion janë: o Diplomë Universitare në Fakultetin Ekonomiko Të ketë të paktën 1 ...
  • NJOFTIM PUNËSIMI Fondi BESA sh.a Institucion Financiar Jobankar, shpall konkurrimin për vënd te lirë pune në pozicionin Specialist për Rrjetet Sociale, pranë Departamentit të Marketingut dhe Zhvillimit, në Zyrën Qendrore: Kërkesat kryesore për kandidatet për këtë pozicion janë: Detyrat kryesore për të ...