fbpx

Fondacioni Albanian Besa Capital – partner në implementimin e projektit me titull “Krijimi i një platforme me njohuritë e nevojshme për rritjen e konkurrueshmërisë së ndërmarrjeve mikro dhe të vogla në treg”, në kuadër të “Programit të Bashkëpunimit Ballkanik – Mesdhetar 2014 – 2020”


Fondacioni Albanian Besa Capital – partner në implementimin e projektit me titull “Krijimi i një platforme me njohuritë e nevojshme për rritjen e konkurrueshmërisë së ndërmarrjeve mikro dhe të vogla në treg”, në kuadër të “Programit të Bashkëpunimit Ballkanik – Mesdhetar 2014 – 2020”

Fondacioni Albanian Besa Capital është partner në implementimin e projektit me titull “Krijimi i një platforme me njohuritë e nevojshme për rritjen e konkurrueshmërisë së ndërmarrjeve mikro dhe të vogla në treg” me akronimin Skills4MSE, në kuadër të “Programit të Bashkëpunimit Ballkanik – Mesdhetar 2014 – 2020”.

Në kuadër të implementimit të këtij projekti u organizua në Hotel Rogner, Tiranë, eventi për lancimin e Projektit në datë 27 Shtator 2019. Eventi u organizua me pjesëmarrjen e 28 personave nga institucione të ndryshme mikrofinanciare, partnerë të Fondacionit ABC dhe grupe të interesit.

Projekti ka një kohëzgjatje prej 24 muajsh dhe bashkë financohet nga Bashkimi Evropian dhe Fondet Kombëtare të vendeve pjesëmarrëse.

Qëllimi i përgjithshëm i projektit është zhvillimi i një strukture të integruar të mësuarit për vendet e rajonit me qëllim ofrimin e Shërbimeve të Zhvillimit të Biznesit dhe mjeteve të tjera të mbështetjes së biznesit për Ndërmarrjet Mikro dhe të Vogla ekzistuese dhe ato potenciale si fizike ashtu edhe elektronike, me theks në kategoritë e mëposhtme:

• Aftësitë bazë sipërmarrëse
• Aftësitë ndërpersonale
• Aftësitë kompjuterike

Partner kryesor i projektit është Qendra për Biznes dhe Zhvillim Kulturor – KEPA , ndërsa partnerët e tjerë përfshijnë:

• Universitetin e Maqedonisë (Departamenti i Informatikës së Aplikuar, Komiteti Kërkimor i Universitetit të Maqedonisë (ELKE), Selanik, Greqi; • Microfond Sofia Foundation, Sofie, Bullgari;
• SHKK “FED Invest”, Tiranë, Shqipëri;
• Fondacioni ABC, Tiranë, Shqipëri

Pra, ky projekt është përqendruar në tre vende të rajonit Greqi, Shqipëri dhe Bullgari dhe synon ndërmarrjet mikro dhe shumë të vogla; Start – up; Ndërmarrjet sociale; Ndërmarrjet që duan të ringrihen pas falimentimit; Emigrantë me vendbanim të përhershëm në vendin e zbatimit të projektit.

Në event u bë një përshkrim i përgjithshëm i projektit, i cili do të adresojë sfidat kryesore si (i) Shkallën e lartë të papunësisë, veçanërisht papunësinë afatgjatë dhe tek të rinjtë; (ii) Mangësitë e aftësive në punë dhe emigrimin e trurit, veçanërisht të njerëzve të aftë dhe profesionistë; (iii) Pamundësinë e njerëzve për t’u integruar në tregun e punës; (iv) Nevojën për të lidhur mbështetjen e përgjithshme të biznesit me aftësimin profesional;

Zona Ballkanike – Mesdhetare karakterizohet nga shkalla e lartë e papunësisë, e përkeqësuar
nga kriza në rajone të caktuara. Për më tepër, papunësia afatgjatë dhe tek të rinjtë është shumë më lart se mesatarja e BE-së që tregon se ka një nevojë të thellë dhe urgjente për të marrë masa për të përmirësuar aftësitë sipërmarrëse të grupeve të synuara të projektit dhe për të promovuar integrimin e tyre në tregun e punës.

Duke pasur parasysh gjithashtu se zona e Ballkanit dhe Mesdheut vuan gjithashtu nga mangësitë në aftësitë e punës dhe ikjen e trurit veçanërisht të njerëzve të aftë, është e rëndësishme të parashikohet transferimi i njohurive dhe zhvillimi i aftësive, duke u lidhur mbështetja e përgjithshme e biznesit ndaj aftësimit profesional.
Analiza SWOT e zonës së përfshirë në projekt thekson se ka pabarazi të forta rajonale ekonomike dhe ka zona me shfaqje të ulëta të konkurrencës. Këto zona janë kryesisht të izoluara dhe të privuara nga pikëpamja ekonomike sepse janë larg qendrave të mëdha ekonomike dhe kanë mungesë të konkurrencës dhe të fuqisë së aftë punëtore.
Recesioni ekonomik dhe nivelet e ulëta të rritjes që karakterizojnë zonën janë një tjetër faktor që pengon zhvillimin ekonomik. Sidoqoftë, pavarësisht klimës negative ekonomike të zonës, ekzistojnë edhe pika të forta dhe mundësi që mund të shfrytëzohen dhe të çojnë në zhvillim ekonomik. Konkretisht, fryma e fortë sipërmarrëse që ekziston, në kombinim me nismat aktuale të BE-së që promovojnë krijimin e punësimit (përfshirë vetë-punësimin) krijon potencial për rimëkëmbjen ekonomike për aq kohë sa ndërmerren masa për zhvillimin efikas.
Në të njëjtën kohë, ka një rritje të arsimit dhe aftësimit profesional, si dhe nivele relativisht të larta aftësish në disa rajone të afta për të kontribuar në konkurrencën dhe inovacionin. Projekti Skills4MSEs synon të zhvillojë një strukturë të integruar të mësuari në rajon për ofrimin e shërbimeve të zhvillimit të biznesit dhe mjete të tjera të mbështetjes së biznesit për NVM-të ekzistuese dhe ato potenciale në formën elektronike dhe fizike.

Edukimi dhe trajnimi do t’i mundësojnë sipërmarrësve ekzistues dhe atyre potencialë të fitojnë aftësitë / mjetet e nevojshme dhe kështu të rrisin kapacitetin dhe konkurrencën e tyre, të rriten drejt tregjeve të tjera dhe të prezantojnë inovacionin në të gjitha fazat e ciklit të tyre të biznesit. Ofrimi i shërbimeve të zhvillimit të biznesit (BDS) për ndërmarrjet mikro dhe të vogla (NVM) ka marrë shumë vëmendje gjatë viteve të kaluara. Kjo vëmendje rezulton nga njohja në rritje e institucioneve të mikrofinancës dhe institucioneve të tjera të përfshirë në zhvillimin e NVM-ve se të varfrit për të krijuar, për të vënë në funksionim dhe rritur bizneset e tyre, kanë nevojë për më shumë sesa qasje në kredi. Ndërsa financimi vazhdon të luajë një rol kritik në zhvillimin e ndërmarrjeve, ofrimi i shërbimeve jo-financiare, i quajtur edhe BDS, është bërë një komponent gjithnjë e më i rëndësishëm i nismave dhe ndërhyrjeve të zhvillimit të NVM-ve.

Për më tepër, Projekti i kushton një vëmendje të madhe grupeve të veçanta që kërkojnë mbështetje të menjëhershme të biznesit. Emigrantët në mënyrë të veçantë, përfaqësojnë një grup të rëndësishëm të sipërmarrësve të mundshëm. Meqenëse ka më shumë të ngjarë që ata të fillojnë biznes në krahasim me vendasit, ato mund të kontribuojnë ndjeshëm në rritjen dhe krijimin e vendeve të punës në BE. Komisioni Evropian synon të krijojë politika që ndihmojnë tërheqjen e sipërmarrësve të talentuar nga vendet jo të BE-së dhe sigurojnë që shërbimet e mbështetjes së biznesit të arrijnë të gjithë sipërmarrësit e mundshëm. Sipërmarrësit e falimentuar të mëparshëm dhe ata në rrezik të falimentimit janë një grup tjetër i synuar nga projekti, ndërsa Komisioni Evropian thekson rëndësinë e shansit të dytë për sipërmarrësit e ndershëm si një nga elementët kryesorë për përmirësimin e kulturës së sipërmarrjes në BE.

Objektivat specifikë të projektit janë:

• Inkurajimi i sipërmarrësve ekzistues dhe potencialë për të fituar aftësi / mjete të nevojshme dhe forcimi i kapacitetit me qëllim rritjen e konkurrueshmërisë së tyre, zgjerimin e aktivitetit drejt tregjeve të tjera dhe prezantimi i inovacioneve në të gjitha fazat e ciklit të biznesit.
• Rritja e nivelit të punësimit në zonën e mbulimit të projektit dhe ndikimi në frenimin e nivelit të largimit nga vendi të njerëzve të kualifikuar.
• Eksplorimi i metodave inovative të trajnimit përmes përdorimit të platformave elektronike, trajnimeve që ofrojnë mbështetje të biznesit dhe shërbime të zhvillimit falas.
• Inkurajimi i sipërmarrjeve sociale, si dhe bizneseve start – up.
• Mbështetja e mikro sipërmarrësve përmes lidhjes së tyre me ofruesit e mikrokredive që ofrojnë mbështetje financiare për kreditimin e bizneseve.
• Shkëmbimi i praktikave më të mira midis rajoneve pjesëmarrëse për të lehtësuar transferimin e njohurive dhe metodologjive për të krijuar biznes të qëndrueshëm.
• Kontribut në realizimin e objektivave të BE-së duke i kushtuar vëmendje të veçantë mbështetjes së biznesit të emigrantëve dhe sipërmarrësve të mëparshëm të falimentuar dhe atyre që janë në rrezik të falimentimit.

Rezultatet e pritshme

• Integrimi në tregun e punës dhe rritja e vetë-punësimit të 50 personave në secilin rajon pjesëmarrës.
• Të paktën 30% e totalit të pjesëmarrësve që përfitojnë nga ngritja e kapaciteteve do të jenë gra (mundësi të barabarta).
• 500 të papunë dhe sipërmarrës të vegjël do të rrisin aftësitë dhe kapacitetin e tyre nëpërmjet trajnimit dhe mbështetjes së ofruar nga projekti në tërësi.
• 20 emigrantë do të zhvillojnë aktivitete biznesi apo do të punësohen.
• 20 ish sipërmarrës dhe sipërmarrës social do të ndihmohen për të filluar një biznes të ri.
• Do të informohen gjithsej rreth 4,000 njerëz në lidhje me projektin, në të gjithë rajonet e projektit.
• Rezultatet e projektit do promovohen në 12 rajone të tjera rurale.
• Personeli pjesëmarrës i organizatave do të rrisin kapacitetin dhe ekspertizën.
• Shkëmbim njohurish midis partnerëve pjesëmarrës.

XHHZ1771

Image 20 of 21

  • NJOFTIM PUNËSIMI Fondi BESA sh.a Institucion per Kreditimin e Bizneseve, shpall konkurrimin per vend te lire pune ne pozicionin ARKETARE per qytetin e Tiranes. Kerkesat kryesore per kandidatet per kete pozicion jane: o Te kene diplome te shkolles se larte, preferohet Fakulteti ...
  • NJOFTIM PUNËSIMI Fondi BESA sh.a Institucion Financiar Jobankar, shpall konkurrimin për vend të lirë pune në pozicionin ASISTENTE OPERATORE për Qytetin e Elbasanit. Kërkesat kryesore për kandidatët për këtë pozicion janë: o Diplomë Universitare në Fakultetin Ekonomiko Të ketë të paktën 1 ...
  • NJOFTIM PUNËSIMI Fondi BESA sh.a Institucion Financiar Jobankar, shpall konkurrimin për vënd te lirë pune në pozicionin Specialist për Rrjetet Sociale, pranë Departamentit të Marketingut dhe Zhvillimit, në Zyrën Qendrore: Kërkesat kryesore për kandidatet për këtë pozicion janë: Detyrat kryesore për të ...