Fondi Besa në mbështjetje të vlerave të muzikes.
Violinisti i mirënjohur, virtuozi Olen Çezari kthehet përsëri në skenën shqiptare me grupin e tij “International Clandestine Orchestra” për të sjellë një mbrëmje të paharrueshme duke i ofruar publikut performancën e tij të shkëlqyer artistike dhe tingujt më të bukur të muzikës shqiptare dhe botërore.
Eventi organizohet në datat 23 – 24 Prill 2019, në Pallatin e Kongreseve.
Fondi Besa sh.a është një nga sponsorët e eventit.
Nëpërmjet mbështetjes së këtij eventi, që komunikon vlerat universale të muzikës, Fondi Besa tregoi edhe një herë vëmendjen që i kushton artit, kulturës dhe muzikës.