Fondi Besa nën moton “Këtu për të ndihmuar


Fondi Besa nën moton “Këtu për të ndihmuar” vijon traditën e tij për dhurimin e gjakut.

Në datën 10 Shtator , në ambjentet e Zyrave Qëndrore të Fondit Besa, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar, u kryen ekzaminimet e nevojshme paraprake si dhe procesi i dhurimit të gjakut.

Dhurimi i gjakut është një akt vullnetar, shumë i rëndësishëm për atë që e ka nevojë jetike. Gjaku nuk mjafton kurrë. Ai nuk mund të prodhohet në laborator, prandaj burimi i vetëm për të diagnostikuarit me talasemi është dhurimi i tij. Procesi i dhurimit zgjat 10 minuta për një individ dhe nuk ka pasoja negative në shëndet. Studimet tregojnë se dhurimi i gjakut 2 herë në vit ndihmon shëndetin e zemrës, rrit prodhimin e qelizave të reja, ul rrezikun e kancerit, etj.

Ishte ky një kontribut i vogël nga stafi jonë, por kënaqësia që mund të ndikosh në përmirësinim e jetës së dikujt në nevojë ishte shumë e madhe.

10 minuta mjaftojnë për të shpëtuar jetë!

NJOFTIMET ME TE FUNDIT