FONDI BESA:PROGRAM INFORMIM/TRAJNIMI PËR PUNONJËSIT
Departamenti i Burimeve Njerëzore, Shërbimeve & Trajnimit të Fondit Besa, përgjatë 4 ditëve, në bashkëpunim me departamentet e tjera, organizoi dhe zhvilloi një informim/trajnim për oficerët e rinj mbi praktikat e punës së institucionit.
Ky proces vlerësohet si një mekanizëm efikas, pasi bën të mundur një informim të domosdoshëm për stafin e ri, përpara përfshirjes së tyre në funksionet në degë.
Në këtë informim/trajnim nuk mungoi dhe Drejtori Ekzekutiv i Fondit Besa, Prof. Asoc. Dr. Bajram Muçaj, i cili në fjalën e tij përshëndetëse shprehu mbështetjen për të plotësuar të gjithë nevojat dhe kërkesat e oficerëve të kredisë.
I urojmë suksese stafit më të ri të Fondit Besa!