fbpx

Fondi BESA sh.a. dhe BlueOrchard nënshkruajnë Marrëveshjen e Huasë në shumën 1 Milionë Euro


Kjo hua do të përdoret për rritjen e portofolit të kredisë së Fondit BESA, me qëllim financimin e bizneseve të vogla dhe të mesme në Shqipëri. Realizimi me sukses i kësaj Marrëveshje Huaje do të synojë mbështetjen dhe vazhdimin e misionit të Fondit BESA sh.a. për të kontribuar në rritjen ekonomike në zonat urbane dhe rurale nëpërmjet financimit të biznesit në Shqipëri.

Tashmë Fondi BESA sh.a., si një ndër institucionet më të rëndësishëm në tregun e mikrofinancës shqiptare, e ka konsoliduar aktivitetin dhe prezencen e tij përmes një shtrirje të aktivitetit në gjithë territorin e vendit me 78 Zyra dhe me një plan të qartë dhe ambicioz të zgjerimit edhe në vitet në vazhdim.

Fondi BESA sh.a. aktualisht ka mbi 32,300 klientë aktivë dhe tepricë kredie rreth 10.9 miliardë lekë dhe ka dhënë që nga fillimi i aktivitetit rreth 205,800 kredi në vlerën rreth 70.5 miliardë lekë.

Nënshkrimi i kësaj Marrëveshje huaje është pjesë e strategjisë së institucionit në kuadrin e diversifikimit të burimeve të plotësimit të nevojave për fonde, si dhe realizmit të objektivave ambicioze të rritjes dhe konsolidimit të aktivitetit si edhe të ndërtimit të një partneriteti afat-gjatë të Fondit BESA sh.a. me donatorë dhe institucione financiare serioze.

BlueOrchard është një institucion i themeluar në vitin 2001 dhe deri sot ka investuar 5 miliardë dollarë në 350 institucione në 80 vende, duke siguruar qasje në shërbimet financiare të mbi 37 milionë individëve me të ardhura të ulëta.