fbpx

Fondi BESA sh.a. është nderuar me Çmimin “HARKU I EUROPËS PËR CILËSINË DHE TEKNOLOGJINË” në Kategorinë e Artë


Më 27 Qershor 2011, Fondi BESA sh.a është nderuar nga Business Initiative Directions me çmimin special HARKU I EUROPES PER CILESINE DHE TEKNOLOGJINE në Kategorinë e Artë në Frankfurt, për kontributin e pamasë në botën e biznesit, për nivel të lartë dhe profesionalizëm të demonstruar nga një performancë prestigjioze.
Fondi BESA është i ndërgjegjshëm që cilësia është një faktor zhvillimi i cili e bën institucion gjithnjë e me konkurrues në treg. Në këtë aspekt institucioni është i angazhuar të promovojë kulturën e Cilësisë në të gjithë aspektet e punës së tij, me stafin, bashkëpunëtoret, klientët, donatorët, bazuar në modelin QC100 Total Quality Management Model, I cili ka karakteristikat e mëposhtme:

1. Cilësia është rezultat i vlerësimit të kënaqësisë së klientëve dhe sigurimit të rezultateve pozitive të aktivitetit.
2. Përmbushja e niveleve të cilësisë te vendosura ne institucion ne përputhje me QC100 Points of Quality.
3. Inkurajimi i pjesëmarrjes dhe i punës në ekip në procesin e vendimmarrjes.
4. Kënaqja e nevojave të klientelës dhe përgjigja sa më mirë ndaj pritshmërive te tyre.
5. Sigurimi i burimeve njerëzore si teknike ashtu edhe ekonomike për të arritur një përmirësim dhe respekt te vazhdueshëm ndaj mjedisit.
6. Menaxhimi i burimeve njerëzore në institucion me qëllim arritjen e potencialit maksimal.
7. Ndërgjegjësimi i punonjësve mbi rëndësinë e përqendrimit në aktivitete fitimprurëse me qëllim arritjen e rezultateve më të larta në biznes.

 

  • NJOFTIM PUNESIMI Fondi BESA sh.a Institucion për Kreditimin e Bizneseve, shpall konkurrimin për vënd te lirë pune në pozicionin Specialist Zhvillim Produktesh....
  • NJOFTIM PUNESIMI Fondi BESA shpall konkurrimin për vend të lirë pune në pozicionin ASISTENTE OPERATORE për Qytetin e Tiranës. Kërkesat kryesore për kandidatët...
  • NJOFTIM PUNËSIMI Fondi Besa sh.a Institucion për Kreditimin e Bizneseve, shpall konkurrimin për vënd të lirë pune në pozicionin 𝗥𝗘𝗖𝗘𝗣𝗦𝗜𝗢𝗡𝗜𝗦𝗧𝗘 në 𝗭𝘆𝗿𝗲̈𝗻 𝗤𝗲̈𝗻𝗱𝗿𝗼𝗿𝗲...