fbpx

Fondi Besa/ Trajnime për të gjithë stafin rreth sigurisë në punë


Departamenti i Burimeve Njerëzore, Shërbimeve & Trajnimit të Fondit Besa, në koordinim me kompaninë Top Occupational Safety and Health Albania (TOSHA) zhvilluan më 21 Shkurt, në ambientet e zyrave qendrore sesionin e informim/trajnimit mbi sigurinë në punë, ku morën pjesë rreth 50 punonjës staf i zyrave qendrore. Në këtë proces informim/trajnimi do të përfshihet i gjithë stafi i Fondit Besa sh.a, si në zyrat qendrore ashtu dhe në Degët Rajonale.

Siguria në punë e stafit për të gjitha nivelet dhe funksionet ka qenë dhe mbetet një detyrim dhe angazhim i përhershëm i menaxhimit të institucionit.  Për këtë qëllim, informimi dhe trajnimi i stafit për garantimin e një pune të sigurt dhe efikase në mënyrë të vazhdueshme është objektiv konkret. Ky proces realizohet nga struktura të specializuara në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë.