fbpx

Institucioni Mikrofinanciar Fondi BESA i bashkohet Programit për Mbështetjen e Agrobiznesit në Shqipëri 5 milionë euro për kredi për fermerët vendas dhe agrobizneset


Institucioni Mikrofinanciar Fondi BESA i bashkohet Programit për Mbështetjen e Agrobiznesit në Shqipëri

5 milionë euro për kredi për fermerët vendas dhe agrobizneset

Platformës së re të Programit për Mbështetjen e Agrobiznesit në Shqipëripo i bashkohet institucioni më i madh i Mikrokredisë në vend, Fondi Besa.

Sipas marrëveshjes të nënshkruar sot në Tiranë, Fondi Besa do të përfitojë kredi deri në 5 milionë euro për kredidhënie ndaj[nbsp] agrobizneseve dhe fermerëve sipas kushteve të programit në Shqipëri. Huaja do të plotësohet nga një skemë për minimizimin e riskut dhe asistencë teknike për rritjen e kapaciteteve.

Bujqësia është një sektor kyç i ekonomisë shqiptare që siguron punësim emë shumë se 50 për qind të popullsisë së zonave rurale dhe përbën rreth 20 për qind të PBB-së së vendit. Pavarësisht kësaj, sektori mbetet shumë pak i shërbyer nga institucionet financiare, ku kreditë për agrobiznesin përbëjnë vetëm 2 për qind të kreditimit total për ekonominë.

Programi për Mbështetjen e Agrobiznesit në Shqipëri, i prezantuar nga BERZH dhe qeveria Shqiptare në fillim tëvitit 2016, e adreson këtë sfidë duke përmirësuar aksesin në financime për agrobizneset vendase përmes linjave të dedikuara të kredisë ose nëpërmjet instrumentave të ndarjes së riskut të huadhënies për sektorin e agrobiznesit. Qeveria ka mundësuar deri në 36 milionë euro në mbështetje të programit dhe BERZH po ofron deri në 100 milionë euro për financime dhe instrumenta të ndarjes së riskut.

Fondi Besa është një institucion financiar i orientuar te mikrokredia. Me një rrjet prej 72 degësh dhe zyrash, ai është institucioni më i madh i mikrokredisë në Shqipëri. FondiBesa ofron mikro-kredi për individë dhe biznese të vogla në të gjithë vendin dhe është partner i BERZH që prej vitit 2010.

Holger Muent, Drejtor i BERZH për Ballkanin Perëndimor deklaroi: “Ne jemi shumë të kënaqur që një insitucion i rëndësishëm si Fondi Besa po i bashkohet programit tonëtë ri. Kjo do të do të ketë një ndikim të ndjeshëm në rritjen e prezencës të platformës tonënë zona ku mbështetja financiare nevojitet më shumë. Nëpërmjet Fondit Besa ne do të mbërrijmë tek fermerët dhe prodhuesit bujqësore atje ku ata janë dhe do të forcojmë më tepër impaktin që ne mund të sjellim”.

Bajram Mucaj, Drejtor Ekzekutiv i Fondit Besa shtoi: “Bashkëpunimi me BERZH gjithnjë sjell përfitime të prekshme për ne si partner por edhe për klientët tanë, jo vetëm në kuadër të financimit por edhe në transferimin e njohurive dhe ekspertizës përmes asistencës teknike dhe programeve të trainimit. Programi për Mbështetjen e Agrobiznesit në Shqiptëri nga BERZH dhe Qeveria Shqiptare prezanton një produkt të ri specifik për bujqësinë. Kjo marrëveshje e re do t’i mundësojë Fondit Besa tërrisë aktivitetin në zonat rurale duke përmirësuar aksesin në shërbimet financiare për klientët në sektorin bujqësor. Kjo marrëveshje është rezultat i bashkëpunimeve të suksesshme të mëparshme midis Fondit BESA dhe BERZH, të cilat kanë konsoliduar marrëdhëniet midis dy institucioneve. Ne besojmë se ky bashkëpunim i ri do të ketë një impakt të madh në zhvillimin e sektorit bujqësor në Shqipëri.”

Perveç instrumentave financuese, ky program përfshin edhe asistencë teknike për t’i mbështetur institucionet financiare në zgjerimin e huadhënies së tyre në këtë sektor. Programi përfshin gjithashtu shërbime këshillimore nëpërmjet programit të BERZH të Këshillimit për Bizneset e Vogla, për të ndihmuar ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në këtë sektor të rrisin performancën e tyre në një larmi fushash dhe të bëhen më të kreditueshme. BERZH vazhdon gjithashtu të mbështesë institucionet shqiptare me aktivitete specifike që mbështesin reformat për sektorin, në koordinim me partnerë të tjerë zhvillimi.

Që prej fillimit të aktivitetit të saj në Shqipëri, BERZH ka investuar mbi 1 miliardë euro në rreth 75 projekte në sektorë të ndryshëm të ekonomisë së vendit. Banka është aktive në të gjithë sektorët e ekonomisë me një fokus të veçantë tek infrastruktura dhe energjia ku kërkesat dhe potenciali janë të larta. Prioritetet strategjike të BERZH për periudhën 2016-2018 për vendet ku Banka investon janë ri-energjizimi i rritjes, konsolidimi i integrimit rajonal dhe adresimi i sfidave globale.

  Klikoni për të parë më shumë