fbpx

Instrumentet Financiare EaSI – Seminar në lidhje me Mikrofinancën në Shqipëri


Komisioni Europian po organizon një seminar në lidhje me mikrofinancën në Shqipëri, organizuar në kuadër të programit të Asistencës Teknike për Mikrofinancën të EaSI-së (Programi për Punësim dhe Inovacion Social).

Programi për Punësim dhe Inovacion Social është një instrument financimi në nivel Komuniteti Evropian për të promovuar një nivel të lartë cilësie dhe punësimi të qëndrueshëm, garancie dhe mbrojtje sociale, lufte ndaj përjashtimit social dhe varfërise si dhe përmirësimit të kushteve të punës.

Ky seminar synon të ndihmojë të gjitha institucionet mikrofinanciare shqiptare të cilat janë të interesuara që të kuptojnë më mirë se cilat shërbime ofron Programi EaSI dhe si të aplikojnë në veçanti për Instrumentet Financiare,

Seminari organizohet në bashkëpunim me Shoqatën Shqiptare të Mikrofinancës.

Qasja në financim është një temë e rëndësishme dhe shpesh sfiduese për shumë institucione mikrofinanciare, veçanërisht për institucionet më të vogla, të cilat mund të mos jenë gjithmonë të vetëdijshme për të gjitha mundësitë që janë të disponueshme për to.

Pjesëmarrësit në këtë seminar janë përfaqësues nga institucionet mikrofinanciare shqiptare, të cilët do të mësojnë se si t’i qasen fondeve të EaSI nën drejtimin e kolegëve dhe ekspertëve.

Seminari mbahet në tre sesione:

• Paraqitje e Instrumenteve Financiare EaSI dhe kushtet e aplikimit.
• Studim i rastit – Fondi BESA, që paraqet procesin që ka ndjekur Fondi BESA në aplikimin për instrumentet financiare dhe Skemën e Garancisë së ofruar nga EaSI si dhe marrëveshjet kontraktuale.
• Shërbimet e asistencës teknike në dispozicion të institucioneve mikrofinanciare për të rritur cilësinë e proceseve të tyre të brendshme.

Falë mbështetjes së Bashkimit Evropian, në kuadrin e programit “Punësim dhe Inovacioni Social”, për të rritur zhvillimin e sektorit bujqësor dhe për të mbështetur iniciativën e të rinjve sipërmarrës, Fondi BESA dhe Fondi Evropian i Investimeve (EIF) kanë nënshkruar një Marrëveshje Garancie për të mbështetur këto aktivitete.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi, Fondi BESA i ofron huamarrësve kushte kredie më konkurruese dhe tërheqëse sesa kushtet e kreditimit normal për kreditë bujqësore nga institucioni.

Pra, klientët përfitojnë:

• Ulje të normës së interesit.
• Kredi pa hipotekë.
• Mund të vendosin vetë se sa para duan të shlyejnë në muaj, duke ndjekur kështu ciklin e cash flow të tyre.

Gjatë seminarit, Fondi BESA bën një paraqitje të detajuar të gjithë procesit të aplikimit dhe të implementimit të programit për “Punësim dhe Inovacion Social” si dhe të procesit për marrjen e Certifikatës së “Code of Good Conduct for Microcredit Providers”. Fondi BESA ka përfituar këtë cerifikatë më 20 Prill 2018, e cila konfirmon edhe një herë pozicionin e Fondit BESA si një ndër ofruesit më të mirë të mikrokredisë në vend, duke qenë një ndër të paktët institucione në Evropë dhe i vetmi në Shqipëri që është kualifikuar për të marrë këtë Certifikatë.

Burimi : https://ec.europa.eu/social/main.jsp?langId=en&catId=1084&eventsId=1368&furtherEvents=yes