fbpx

KREDI PËR INVESTIME NË BANESË


 

Ambientet e banesës tuaj nuk kanë të bëjnë vetëm me vendosjen e një çatie dhe katër mureve. Ato janë reflektim i stilit dhe personalitetit tuaj. Mbajtja e tyre në gjendje të mirë kërkon rinovimin herë pas here, sepse estetika dhe komoditeti kanë rëndësi aq sa vendndodhja dhe cilësia e ndërtimit. Nëse ju nevojiten fonde për të rinovuar ambientet e shtëpisë suaj, tashmë keni “Kredinë për Investime në Banesë” nga Fondi BESA.

Objekti i produktit të kredisë

Ky produkt do të jetë i orientuar ndaj individëve/familjeve, të cilët dëshirojnë që të investojnë për:

  1. Përmirësimin/ Rinovimin e një apartamenti/ shtëpi banimi/blerje pajisjesh që sjellin rritjen e efiçencës së energjisë
  2. Zgjerimi i një apartamenti/shtëpi banimi
  3. Blerje toke dhe/ose mbulimi i shpenzimeve të dokumentacionin përkatës, për qëllime banimi ose investimi (p.sh. pagesë e tarifave për legalizimin e shtëpisë etj.).
  4. Investime mikse (kombinim i qëllimeve të mësipërmeve).

Përfitues:

  1. Çdo individ që i lind nevoja të ndryshoje diçka në shtëpinë e tij, të bëjë një shtesë, një mobilim të ri, apo për të zgjidhur probleme të ndryshme që mund t’i dalin në mirëmbajtjen e saj.
  2. Mosha e Aplikuesit/garantit, sipas manualit të kredisë.
  3. Për çdo klient (për herë të parë, të mbyllur dhe/ose aktivë).
  SHUMA E KREDISË
Shuma maksimale e kredisë 1,500,000 Lekë
  MONEDHA LEK
  AFATI  6 – 60 muaj
  KOMISIONI  1% deri në 3% sipas kohëzgjatjes së kredisë
  KOLATERALI Hipotekë, Barrë Siguruese, Peng, Dorëzani në varësi të shumës së kredisë.
 RIPAGIMI I KREDISË       
INTERESI VJETOR 21.6% deri në 25.2%
Niveli i interesit është në përputhje me:
• Shumën dhe kohëzgjatjen e kredisë
• Numrin e kredive që ka marrë klienti
 DOKUMENTACIONI     • Kartë identiteti/pasaportë dorëzanësi /ja, garantorët
• Çertifikatë familjare
• Vërtetim të ardhurash nga punëdhënësi/ vetëdeklarim
• Preventiv punimesh i hartuar nga klienti
• Foto të ambienteve që do të rikonstruktohen
• Dokumentacioni i pronës/RBS (në rast se merret kolateral)
• Librezë OSHEE ose të Ujësjellësit me pagesa të rregullta mujore
  NEI   

Për informacione të mëtejshme ju lutem klikoni më poshtë

 

    1. Broshurë “Investo në Banesë”, Kliko këtu
    2. Broshurë “Kursimi i Energjisë”, Kliko këtu
    3. Kredi për Investime në Banesë
      – Fletëpalosje: Prodhimi vetjak i energjisë, 
      Kliko këtu
      – Fletëpalosje: Kursimi i energjisë, 
      Kliko këtu

 

Vlera e KredisëKësti MujorMaturiteti (muaj)Garancia
300,00011,77036RBS
600,00019,16548Hipotekë
800,00022,18660Hipotekë

*Shifrat janë orientuese.

**Për shifrat e sakta duhet të merrni informacionin e saktë pranë zyrës më të afërt të Fondit BESA në qytetin tuaj.

Apliko!
  • NJOFTIM PUNESIMI Fondi BESA sh.a Institucion për Kreditimin e Bizneseve, shpall konkurrimin për vënd te lirë pune në pozicionin Specialist Zhvillim Produktesh....
  • NJOFTIM PUNESIMI Fondi BESA shpall konkurrimin për vend të lirë pune në pozicionin ASISTENTE OPERATORE për Qytetin e Tiranës. Kërkesat kryesore për kandidatët...
  • NJOFTIM PUNËSIMI Fondi Besa sh.a Institucion për Kreditimin e Bizneseve, shpall konkurrimin për vënd të lirë pune në pozicionin 𝗥𝗘𝗖𝗘𝗣𝗦𝗜𝗢𝗡𝗜𝗦𝗧𝗘 në 𝗭𝘆𝗿𝗲̈𝗻 𝗤𝗲̈𝗻𝗱𝗿𝗼𝗿𝗲...