fbpx

KREDI PËR RIKONSTRUKSION


Kredi për investime në apartament dhe biznes
Ambientet e biznesit tuaj nuk kanë të bëjnë vetëm me vendosjen e një çatie dhe katër mureve. Po ashtu edhe shtëpia e endërrave tuaja. Ato janë reflektim i stilit dhe personalitetit tuaj. Mbajtja e tyre në gjendje të mirë kërkon rinovimin herë pas here sepse estetika dhe komoditeti kanë rëndësi aq sa vendndodhja dhe cilësia e ndërtimit. Nëse ju nevojiten fonde për të rinovuar ambientet e biznesit apo të shtëpisë suaj, tashmë keni Kredinë e Rikonstruksionit nga Fondi BESA.

Objekti i produktit të kredisë:
Ky produkt do të jetë i orietuar ndaj individëve/familjeve të cilët dëshirojnë që të investojnë për:
• Përmiresimin/ Rinovimi i një apartamenti/ shtëpi banimi
• Zgjerimi i një apartamenti/ shtëpi banimi
• Blerje toke dhe/ose mbulimi i shpenzimeve të dokumentacionit, për qëllime banimi ose investimi (psh.pa pagesë tarifave për legalizimin e shtëpisë etj).
• Investime mikse (rikonstruksion/shtim banese + rikonstruksion/ shtim biznesi i cili gjeneron të ardhura dhe që mund të përdoren tërësisht ose pjesërisht për shlyerjen e kësaj huaje). Këtu përfshihen ato klientë të cilët banesat e tyre i përdorin dhe për qëllime biznesi si psh: dhoma plazhi, bujtina etj.

Përfituesit:
• Çdo individ që i lind nevoja të ndryshojë diçka në shtëpinë e tij, të bëjë një shtesë, një mobilim të ri, apo për të probleme të ndryshme që t’i dalin në mirëmbajtjen e saj.
• Çdo individ që i lind nevoja të ndryshojë diçka në objektin e tij, të bëjë një shtesë, një mobilim të ri, apo për të zgjidhur probleme të ndryshme që mund t’i dalin në mirëmbajtjen e tij, kur ky objekt përdoret për qëllime biznesi.

 

  SHUMA  Shuma maksimale e kredisë 1 500 000 Lekë
  MONEDHA Lekë
  AFATI  Deri në 5 vjet (60 muaj)
  KOMISIONI  1-3% sipas kohëzgjatjes së kredisë
  INTERESI      21% deri në 25.2% 
 RIPAGIMI I KREDISË      •  Flat  – kjo është barabarta për të gjithë periudhën e shlyerjes së kredisë.