KREDIA “BESA TURIZËM PROJEKT”


Kredia “BESA TURIZËM PROJEKT” synon financimin e bizneseve që ushtrojnë aktivitet në sektorin e turizmit apo personat që duan të hapin një aktivitet në këtë sektor, në rrethet Gjirokastër, Përmet, Berat dhe Skrapar.

KARAKTERISTIKAT E KREDISË:

   

  SHUMA  15,000 EURO ose ekuivalenti në Lek
  MONEDHA  EURO ose ekuivalenti në LEK
  AFATI  deri në 3 vjet (36 muaj)
  KOMISIONI  1% në vit mbi shumën totale të kredisë
  KOLATERALI   Kolaterali nuk është kusht absolut për miratimin e kredisë
  RIPAGIMI I KRERDISË Në varësi të preferencës së klientit:
PMT – këste të barabarta për të gjithë periudhën e shlyerjes së kredisë.
Zbritës (Declining) – Interesi llogaritet mbi shumën e mbetur të principalit dhe këstet
e kredisë vijnë duke u zvogëluar.
I Çrregullt: Bazuar në ciklin e prodhimit, kjo kredi mund te shlyhet me këste mujore jo te
rregullta, fleksibël sipas sezonalitetit. Shuma e pagesës do të llogaritet bazuar në të ardhurat mujore të klientit.
  INTERESI  15%
  PERIUDHA GRACE  1- 6 muaj vetëm për kalendarin PMT dhe zbritës (declining)

 

Kjo kredi mundësohet nën projektin “BESA TURIZËM PROJEKT” i bashkëfinancuar me Fondacionin Cesvi.

       

NJOFTIM

Fondi Besa njofton të gjithë klientët e tij se gjatë vitit 2019 kanë skaduar kartat e identitetit apo Pasaportat, të cilat janë lëshuar gjatë vitit 2009. Të gjithë klientët e Fondit Besa që janë pajisur me Karta Identiteti apo Pasaporta të reja janë të lutur të paraqiten pranë zyrave të Fondit Besa për të bërë ndryshimet përkatëse ne dokumentacion.

 

Rinovimi në kohë i Kartës së Identitetit apo Pasaportës bën të mundur të shmangen vështirësitë në identifikimin tuaj për të kryer veprimet e nevojshme pranë Fondit Besa.