KREDI BIZNESI NË LEK
• Dëshironi të zgjeroni biznesin?
• Mendoni të blini pajisje apo makineri të reja?
• Keni ide dhe iniciativë për të filluar një biznes të ri?
Këto mund t’i realizoni nëpërmjet produktit tonë “Kredi Biznesi”
Fondi BESA ju mbështet me financim të çdo aktiviteti që gjeneron të ardhura, për të finalizuar projektet tuaja, për të përmirësuar teknologjinë, për blerjen e pajisjeve dhe makinerive, shtimin e inventarit etj.
Me Kredinë e Biznesit, ju nuk do të përballeni me asnjë ndryshim të normave të interesit përgjatë gjithë kohëzgjatjes së kredisë. Kjo me qëllim që ju të keni mundësi të planifikoni që në momentin e marrjes së kredisë se cila do të jetë shuma e këstit të kredisë që do të paguani çdo muaj.
Kriteret për të përfituar kredinë:
- Klientët që aplikojnë duhet të kenë njohuri dhe përvojë për aktivitetin të cilin kërkojnë të investojnë.
- Klientët duhet të zotërojnë 30% të fondeve që nevojiten për financim dhe Fondi BESA ofron deri në 70% të vlerës së investimit.
KARAKTERISTIKAT E KREDISË:
![]() |
Shuma maksimale e kredisë 6,000,000 lekë Për raste të veçanta, Fondi BESA aplikon dhënien e kredive në shumën mbi 6,000,000 Lekë |
![]() |
LEK |
![]() |
Deri 10 vjet (120 muaj) Lekë |
![]() |
1.5% deri në 5% sipas kohëzgjatjes së kredisë |
![]() |
Pa Hipotekë deri në 600,000 Lekë (Peng, Dorëzani) Shumat mbi 600,000 Lekë: Hipotekë, Barrë Siguruese, në varësi të shumës së kredisë. |
![]() |
Në varësi të preferencës së klientit: • Flat – këste të barabarta për të gjithë periudhën e shlyerjes së kredisë. • Declining – Interesi llogaritet mbi shumën e mbetur të principalit dhe këstet e kredisë vijnë duke u zvogëluar. |
![]() |
19% deri në 24.60% Niveli i interesit është në përputhje me: • Shumën dhe kohëzgjatjen e kredisë • Kolateralin që përdoret si garanci për kredinë • Numrin e kredive që ka marrë klienti |
![]() |
19.56% deri në 27.57% |
Shembull | |
Shuma | 1,500,000 Lekë |
Kohëzgjatja e kredisë | 36 Muaj |
Interesi mujor | 1.83% |
Interesi Vjetor | 22% |
Komisioni në përqindje | 3% |
Garancia | Barrë siguruese |
NEI |
Për informacione të mëtejshme ju lutem shkarkoni Fletëpalosje.
Shembull :
Vlera e Kredisë | Kësti Mujor | Maturiteti (muaj) |
---|---|---|
300,000 | 9,781 | 48 |
1,000,000 | 28,190 | 60 |
Shifrat janë orientuese. Për shifrat e sakta duhet të merrni informacionin e saktë pranë zyrës më të afërt të Fondit BESA në qytetin tuaj.
• Ju lutem shkarkoni fletën e standardizuar të informacionit parakontraktor
SHËNIM:
Llojet e mëposhtme të biznesit nuk e përfitojnë këtë kredi:
• klubet/ kazinotë,
• lojëra fati / automate me monedhë,
• agjencitë/shërbimet e sigurimit,
• partitë politike,
• aktivitete pornografike, ose të ngjashme,
• tregtia dhe prodhimi i armëve,
• si dhe çdo lloj aktiviteti i cili dëmton mjedisin