KREDIA “MBËSHTESIM BIZNESIN TUAJ”
Kredia “Mbështesim Biznesin tuaj” është një produkt kredie në kuadër të Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Fondit Besa sh.a dhe Fondit Evropian të Investimeve (EIF).
Kush mund të aplikojë?
Sipërmarrësit, të cilët zotërojnë ose përfaqësojnë ndërmarrje mikro, të vogla ose të mesme dhe që aktualisht ushtrojnë një aktivitet ose që dëshirojnë të fillojnë një aktivitet (start-up) në Shqipëri.
![]() • Kjo kredi ka si qëllim rritjen e aksesit në financim për sipërmarrësit mikro dhe të vegjël që operojnë në zona rurale dhe urbane në Shqipëri. |
![]() (a) Është kompani, sipërmarrje, firmë, biznes, pronar i vetëm ose subjekt tjetër ligjor, i krijuar në përputhje me legjislacionin shqiptar ose një individ i regjistruar si sipërmarrës në përputhje me legjislacionin shqiptar. (b) Huamarrësi, sipas njohurive të tij, nuk duhet që të jetë në një situatë përjashtimore. (c) Huamarrësi nuk duhet që të jetë subjekt i ndonjë procedure për mungesë likuiditeti, falimentimi ose në pozita të ngjashme për shkak të kërkesave të kreditorëve të tij. (d) Huamarrësi nuk duhet që të jetë një person i sanksionuar dhe nuk është në shkelje të masave kufizuese. |
![]() • Dokument identifikimi për huamarrësin dhe bashkë-huamarrësin; • Certifikatë familjare për huamarrësin dhe garantorët; • Licenca e aktivitetit (e detyrueshme); • Dokumente të pronësisë dhe të biznesit; • Dokumente financiare të biznesit; • Të tjera, në varësi të rastit. |
![]() SHUMA • 300,000 Lekë deri në 3,000,000 Lekë • 2,000 Euro deri në 25,000 Euro KOHËZGJATJA • Deri në 96 muaj KOMISIONI • 2% deri në 5% sipas kohëzgjatjes së kredisë INTERESI VJETOR • Interesi në Lekë: duke filluar nga 18.00% • Interesi në Euro: duke filluar nga 17.00% KOLATERALI • Hipotekë, RBS, Dorëzani MËNYRA E SHLYERJES Në varësi të preferencës së klientit: - Këste të barabarta për të gjithë periudhën e shlyerjes së kredisë, ose - Këste zbritëse, ku interesi llogaritet mbi shumën e mbetur të principalit. |
![]() Sektorët e mëposhtme nuk e përfitojnë këtë kredi: 1. Veprimtaritë e paligjshme ekonomike 2. Duhani dhe pijet alkoolike të distiluara 3. Prodhimi dhe tregtia e armëve dhe municionit 4. Kazinotë 5. Prodhimi i energjisë me bazë lëndë djegëse fosile dhe aktivitetet përkatëse 6. Industritë dhe sektorët me energji intensive dhe/ose me emetim të lartë CO2 (nomenklatura NACE, 4 shifra) |