fbpx

KREDIA “MBËSHTESIM BIZNESIN TUAJ”


Kredia “Mbështesim Biznesin tuaj” është një produkt kredie në kuadër të Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Fondit Besa sh.a dhe Fondit Evropian të Investimeve (EIF). 

Kush mund të aplikojë?

Sipërmarrësit, të cilët zotërojnë dhe synojnë të zgjerojnë mikro-ndërmarrjet e tyre ekzistuese apo ata, të cilët synojnë të krijojnë një biznes të ri (sipërmarrje të vogël), në zonat urbane dhe rurale në Shqipëri.

 

Qëllimi i Kredisë


• Kjo kredi ka si qëllim rritjen e aksesit në financim për sipërmarrësit mikro dhe të vegjël që operojnë në zona rurale dhe urbane në Shqipëri.
Kriteret pranueshmërisë


(a) Kompani, sipërmarrje, firmë, biznes, pronar i vetëm ose subjekt tjetër ligjor, i krijuar në përputhje me legjislacionin shqiptar ose një individ i regjistruar si sipërmarrës në përputhje me legjislacionin shqiptar.
(b) Huamarrësi, sipas njohurive të tij, nuk duhet që të jetë në një situatë përjashtimore.
(c) Huamarrësi nuk duhet që të jetë subjekt i ndonjë procedure për mungesë likuiditeti, falimentimi ose në pozita të ngjashme për shkak të kërkesave të kreditorëve të tij.
(d) Huamarrësi nuk duhet të jetë një person i sanksionuar dhe nuk është në shkelje të masave kufizuese.
(e) Huamarrësi nuk duhet të përfshijë në aktivitetet e tij të biznesit asnjë aktivitet të paligjshëm sipas legjislacionit në fuqi në Shqipëri.
(f) Huamarrësi nuk duhet të angazhohet në asnjë aktivitet të paligjshëm.
KARAKTERISTIKAT E KREDISË


SHUMA E KREDISË
• 300,000 Lekë deri në 3,000,000 Lekë
• 2,000 Euro deri në 25,000 Euro


MONEDHA
• LEK/EURO
AFATI
• Deri në 8 vjet (96 muaj)

KOMISIONI
• 2% deri në 5% sipas kohëzgjatjes së kredisë


KOLATERALI
• Hipotekë, Barrë Siguruese, Dorëzani në varësi të shumës së kredisë.

RIPAGIMI I KREDISË
Në varësi të preferencës së klientit:
• strong>Flat – këste të barabarta për të gjithë periudhën e shlyerjes së kredisë.
• strong>Declining – Interesi llogaritet mbi shumën e mbetur të principalit dhe këstet e kredisë vijnë duke u zvogëluar

INTERESI VJETOR
18.0% deri në 19.5% për kredinë në LEK
17.0% deri në 19.0% për kredinë në EURO

Niveli i interesit është në përputhje me:
• Shumën dhe kohëzgjatjen e kredisë
• Numrin e kredive që ka marrë klienti

DOKUMENTACIONI
• Çertifikatë e Regjistrimit të Personit të Tatueshëm (NUIS/NIPT)/ regjistrim në Zyrën Tatimore Vendore, ose Qendrore (e detyrueshme)
• Kartë identiteti/pasaportë dorëzanësi /ja, garantorët
• Çertifikatë familjare për huamarrësin dhe garantorët
• Dokumente të pronësisë dhe të biznesit
• Dokumente financiare të biznesit
• Vërtetim Detyrimesh nga Tatimet
• Të tjera, në varësi të rastit.

* Në të gjitha rastet huamarrës do të jetë biznesi, ndërsa dorëzanës përfaqësuesi i tij ligjor/administratori.
** Biznesi/ përfaqësuesi i tij ligjor/administratori mund të jetë garantor vetëm në një kredi të Fondi Besa sha.
*** Mund të shtohen dokumente të nevojshme për vendimmarrje, nëse gjykohet e arsyeshme nga Dega.
NEI
Çfarë nuk mund të financohet?


Sektorët e mëposhtme nuk e përfitojnë këtë kredi:

1. Veprimtaritë e paligjshme ekonomike
2. Duhani dhe pijet alkoolike të distiluara
3. Prodhimi dhe tregtia e armëve dhe municionit
4. Kazinotë
5. Prodhimi i energjisë me bazë lëndë djegëse fosile dhe aktivitetet përkatëse
6. Industritë dhe sektorët me energji intensive dhe/ose me emetim të lartë CO2

Për informacione të mëtejshme ju lutem shkarkoni Fletëpalosje

Apliko!
  • NJOFTIM PUNESIMI Fondi BESA sh.a Institucion për Kreditimin e Bizneseve, shpall konkurrimin për vënd te lirë pune në pozicionin Specialist Zhvillim Produktesh....
  • NJOFTIM PUNESIMI Fondi BESA shpall konkurrimin për vend të lirë pune në pozicionin ASISTENTE OPERATORE për Qytetin e Tiranës. Kërkesat kryesore për kandidatët...
  • NJOFTIM PUNËSIMI Fondi Besa sh.a Institucion për Kreditimin e Bizneseve, shpall konkurrimin për vënd të lirë pune në pozicionin 𝗥𝗘𝗖𝗘𝗣𝗦𝗜𝗢𝗡𝗜𝗦𝗧𝗘 në 𝗭𝘆𝗿𝗲̈𝗻 𝗤𝗲̈𝗻𝗱𝗿𝗼𝗿𝗲...