fbpx

MARREVESHJE BASHKEPUNIMI “Për arkëtimet e kësteve të kredive në zyrat postar”


Fondi BESA sh.a. ka nënshkruar një Marrëveshje Bashkëpunimi me Postën Shqiptare për “Arkëtimet e kësteve të kredisë në zyrat postare”.

Kjo Marrëveshje Bashkëpunimi është firmosur nga dy Drejtorët e Përgjithshëm, z. Bajram Muçaj, Drejtor Ekzekutiv i Fondit Besa sh.a dhe z. Majlind Lazimi, Drejtor i Përgjithshëm i Postës Shqiptare.

Nënshkrimi i Marrëveshjes së Bashkëpunimit me Postën Shqiptare i mundëson klientëve të Fondit Besa sh.a të paguajnë këstet e kredisë tashmë jo vetëm në sportelet e bankave, por edhe pranë zyrave të postës, në të gjithë rrethet ku operon Fondi Besa sh.a.[nbsp] Fjala kyçe e këtij bashkëpunimi, që është edhe prioritet i Fondit Besa sh.a, është përmirësimi i shërbimit ndaj klientelës.

Ky shërbim do ti ofrohet klientëve tanë çdo ditë të javës. Ofrimi i pagesave edhe përmes Postës Shqiptare, është një shërbim i shtuar për klientelën e Fondit Besa sh.a. Në zonat[nbsp] e largëta, ku shërbimi bankar mund të mos jetë i pranishëm, tashmë do të jetë Posta Shqiptare që do të mbulojë këtë shërbim për klientët tanë.

Fondi Besa sh.a, me një eksperiencë 15 vjeçare kreditimi të biznesit të vogël dhe të mesëm, është i shtrirë pothuajse në të gjithë Shqipërinë, dhe ka një klientelë prej rreth 29,000 klientë aktivë, me një portofol kredie prej 5.8 miliardë lekë.

Posta shqiptare ka një infrastrukturë të shtrirë në të gjithë vendin dhe është i vetmi rrjet me mbi 80 shërbime, 553 zyra në të gjithë vendin që ofrojnë shërbimin e tyre cilësor në çdo ditë të javës. Synimet e shërbimit postar shqiptar janë[nbsp] të qarta dhe kuptimplotë drejt integrimit evropian, mbështetur në teknologjitë e reja, për të qenë sa më afër përdoruesve të saj, me çmime konkurruese në treg, në mbrojtje të përdoruesve të shërbimit.