fbpx

Në rrugëtimin e tij 20 vjeçar, Fondi BESA është rritur dhe zhvilluar duke u bërë një nga partnerët e preferuar të biznesit për financim.


Në rrugëtimin e tij 20 vjeçar, Fondi BESA është rritur dhe zhvilluar duke u bërë një nga partnerët e preferuar të biznesit për financim. Tani mund të na gjeni në Zyrat e Reja Qendrore në adresën Rruga “Dritan Hoxha”, Laprakë, Tiranë, si dhe në një rrjet prej 80 zyrash, në zonat urbane dhe rurale. Duke u bazuar gjithmonë në parimin e shërbimit cilësor të klientelës, synimi ynë në të ardhmen vazhdon të mbetet që të bëhemi faktor i përforcuar në tregun e mikrofinancës në Shqipëri dhe një institucion kyç për klientët aktualë dhe ata potencialë. Me një vizion të qartë për të ardhmen, Fondi BESA vazhdon t’i përgjigjet zhvillimit ekonomik dhe social të vendit, si dhe rritjes së konkurrencës, ndryshimit të sjelljes së konsumatorit, zhvillimeve teknologjike etj. dhe po forcon gjithnjë e më shumë pozitën e tij si institucioni që është më afër klientit, duke synuar të jetë i suksesshëm dhe afatgjatë në mbështetje të klientëve, punonjësve dhe shoqërisë në tërësi.

  • NJOFTIM PUNËSIMI Fondi BESA sh.a Institucion Financiar Jobankar, shpall konkurrimin për vënd te lirë pune në pozicionin Oficer i Sigurisë së Informacionit ISO ...
  • NJOFTIM PUNESIMI Fondi BESA sh.a Institucion për Kreditimin e Bizneseve, shpall konkurrimin për vënd te lirë pune në pozicionin Specialist Zhvillim Produktesh....
  • NJOFTIM PUNESIMI Fondi BESA shpall konkurrimin për vend të lirë pune në pozicionin ASISTENTE OPERATORE për Qytetin e Tiranës. Kërkesat kryesore për kandidatët...