fbpx

Nënshkruhet Marrëveshja për Garanci Bankare për kreditimin e Fondit BESA sh.a. në mbështetje të rritjes dhe konsolidimit të aktivitetit të tij


Në kuadër të bashkëpunimit me partnerë dhe donatorë të ndryshëm, sot më datë 6 Dhjetor 2019, Fondi BESA sh.a. dhe Rural Credit Guarantee Foundation-Albania nënshkruanMarrëveshjen për të lëshuar Garanci për Marrëveshjet e Huasë së Fondit BESA sh.a. me Bankat e nivelit të dytë.

Shuma e garancisë së kredisë deri në 5,000,000 € ose ekuivalente në Lekë është një garanci e sigurtë për çdo marrëveshje huaje që Fondi BESA sh.a. do të nënshkruajë me Bankat e nivelit të dytë që operojnë në Shqipëri.

Qëllimi i garancisë është të lehtësojë huadhënien e Fondit BESA sh.a për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, me një fokus të shtuar në sektorin e bujqësisë dhe zonat rurale. Kjo do të kontribuojë në promovimin e rritjes dhe punësimit në Shqipëri, veçanërisht në sektorin e bujqësisë. Përmes kësaj Marrëveshje, Fondi BESA sh.a., si Institucion lider në tregun e Mikrofinancës në Shqipëri, synon të zgjerojë dhe përdorë në mënyrë efiçente të gjitha mekanizmat e vlefshme në kuadër të plotësimit të nevojave të tij, për të përmbushur objektivat ambicioze për zgjerimit të aktivitetit.

  • NJOFTIM PUNËSIMI Fondi BESA sh.a Institucion per Kreditimin e Bizneseve, shpall konkurrimin per vend te lire pune ne pozicionin ARKETARE per qytetin e Tiranes. Kerkesat kryesore per kandidatet per kete pozicion jane: o Te kene diplome te shkolles se larte, preferohet Fakulteti ...
  • NJOFTIM PUNËSIMI Fondi BESA sh.a Institucion Financiar Jobankar, shpall konkurrimin për vend të lirë pune në pozicionin ASISTENTE OPERATORE për Qytetin e Elbasanit. Kërkesat kryesore për kandidatët për këtë pozicion janë: o Diplomë Universitare në Fakultetin Ekonomiko Të ketë të paktën 1 ...
  • NJOFTIM PUNËSIMI Fondi BESA sh.a Institucion Financiar Jobankar, shpall konkurrimin për vënd te lirë pune në pozicionin Specialist për Rrjetet Sociale, pranë Departamentit të Marketingut dhe Zhvillimit, në Zyrën Qendrore: Kërkesat kryesore për kandidatet për këtë pozicion janë: Detyrat kryesore për të ...