fbpx

Njoftim mbi zhvillimin e mbledhjes së Asamblesë së Aksionerëve të shoqërisë Fondi Besa sh.a. 2017


Drejtuar : Te gjithe aksionereve e Shoqerise Fondit Besa SH.A.

Bazuar ne Statutin e shoqerise Fondi Besa sh.a., si dhe ne ligjin nr.9901, date 14.04.2008, “Per tregtaret dhe shoqerite tregtare”, (i ndryshuar) ju njoftojme se diten e Enjte, date 8 Qershor 2017, ora 11.00, ne ambientet e Kompleksit “Tropikal” ne Durres, zhvillohet mbledhja e zakonshme e Asamblese se Pergjithshme te aksionareve te Fondit Besa sh.a. me rend dite si me poshte:

1. Miratimi i Raportit te Drejtorit Ekzekutiv mbi aktivitetin e Fondit Besa SH.A. per vitin 2016.
2. Miratimi i Pasqyrave Financiare te Fondit Besa SH.A. te audituara nga kompania audituese KPMG per vitin ushtrimor 2016.
3. Miratimi i fitimit te shoqerise Fondi Besa SHA per vitin 2016 dhe perdorimit te tij.
4. Miratimi i Plan-Biznesit te Fondit Besa SH.A. per vitin 2017 dhe per periudhen 2017-2019.
5. Miratimi i kompanise per auditimin e pasqyrave financiare te Fondit Besa SH.A. per vitin ushtrimor 2017.
6. Miratimi i ndryshimeve ne perberjen e Keshillit Mbikqyres te Shoqerise Fondi Besa SH.A. [nbsp]/Rinovimi i mandatit te anetareve aktuale.
7. Miratimi i Raportit te Drejtorit Ekzekutiv mbi aktivitetin e Agro Social Fund sh.p.k per vitin 2016.
8. Miratimi i Pasqyrave Financiare te Agro Social Fund sh.p.k te audituara nga kompania audituese KPMG per vitin ushtrimor 2016.
9. Miratimi i fitimit/humbjes se shoqerise Agro Social Fund per vitin 2016.
10. Miratimi i Plan-Biznesit te Agro Social Fund sh.p.k. per vitin 2017 dhe per periudhen 2017-2019.
11. Miratimi i kompanise per auditimin e pasqyrave financiare te shoqerise Agro Social Fund sh.p.k per vitin ushtrimor 2017.
12. Te ndryshme.

Ju sjellim ne vemendje se per te marre pjese ne mbledhjen e asamblese se aksionereve, aksioneret duhet te paraqiten ne diten dhe oren e percaktuar dhe ne adresen e mesiperme. Aksioneret mund te paraqiten dhe te marrin pjese personalisht apo nepermjet perfaqesuesve te autorizuar. Si perfaqesues i aksionerit mund te jete nje aksioner tjeter apo nje person i trete. Numri i votave ne asamblene e aksionereve, qe ka secili aksioner eshte i barabarte me numrin e aksioneve qe zoteron secili prej tyre.

Materialet dhe projekt-vendimet e mbledhjes do t’ju dergohen paraprakisht me poste elektronike. Personat e interesuar mund te terheqin kopje te tyre prane Asistentes se Drejtorit Ekzekutiv te Fondit.

Njoftimin e mbledhjes dhe dokumentacionin perkates mund ta gjeni edhe ne faqen web te shoqerise ne adresen ne internet: www.fondibesa.com

Lutemi konfirmoni marrjen e njoftimit per zhvillimin e mbledhjes se asamblese.

Drejtori Ekzekutiv

Prof. Asoc. Dr. Bajram MUÇAJ

  • NJOFTIM PUNËSIMI Fondi BESA sh.a Institucion Financiar Jobankar, shpall konkurrimin për vënd të lirë pune në pozicionin OFICER KREDIE për qytetet Tirana, Lezhe, Lac, Shkoder, Kukes, Lushnje, Fier, Vlore, Tepelene, Permet & Sarande. Kërkesat kryesore për kandidatët për këtë pozicion janë: o ...
  • NJOFTIM PUNËSIMI Fondi BESA sh.a Institucion per Kreditimin e Bizneseve, shpall konkurrimin per vend te lire pune ne pozicionin ARKETARE per qytetin e Tiranes. Kerkesat kryesore per kandidatet per kete pozicion jane: o Te kene diplome te shkolles se larte, preferohet Fakulteti ...
  • NJOFTIM PUNËSIMI Fondi BESA sh.a Institucion për Kreditimin e Bizneseve, shpall konkurrimin për vend të lirë pune në pozicionin ASISTENTE OPERATORE për Qytetin e Vlores. Kërkesat kryesore për kandidatët për këtë pozicion janë: o Diplomë Universitare në Fakultetin Ekonomik ose në fusha ...