NJOFTIM PËR MBLEDHJEN E ZAKONSHME TË ASAMBLESË SË PËRGJITHSHME TË SHOQERISË FONDI BESA SH.A.
Drejtuar: Aksionerëve të Fondit BESA SH.A.
Bazuar në Statutin e shoqërisë Fondi BESA sh.a., si dhe në ligjin nr.9901, datë 14.04.2008, “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, (i ndryshuar) ju njoftojmë se ditën e Hënë, datë 18 Qershor 2018, ora 11.00, në ambientet Mak Albania Hotel (Ish-Hotel Sheraton), Tirane, zhvillohet mbledhja e zakonshme e Asamblesë së Përgjithshme të shoqerise Fondi Besa SH.A. me rend dite si më poshtë:
1. Miratimi i Raportit të Drejtorit Ekzekutiv mbi aktivitetin e Fondit Besa SH.A. për vitin 2017.
2. Miratimi i Pasqyrave Financiare të Fondit BESA SH.A., individuale dhe të konsoliduara, të audituara nga kompaniaaudituese “Deliotte Albania” për vitin ushtrimor 2017.
3. Miratimi i fitimit të shoqerise Fondi BESA SH.A. për vitin 2017 dhe përdorimit të tij.
4. Miratimi i Plan-Biznesit të Fondit BESA SH.A. për vitin 2018 dhe për periudhën 2018-2021.
5. Miratimi i kompanisë për auditimin e pasqyrave financiare të Fondit BESA SH.A. për vitin ushtrimor 2018.
6. Miratimi i licencimit të Shoqerisë Fondi BESA SH.A. për veprimtaritë shtesë “Për shërbimet e pagesave dhe të transferimit të parave”dhe “Për këmbimin valutor”.
7. Të ndryshme.