Njoftim për shtyp: Fondi Besa sh.a. dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë lidhën Marrëveshjen e Kredise dhe Marreveshjen e Pjesëmarrjes në Fondin e Garancisë, në kuadër të Programit të Mbështetjes së Biznesit (PMB)
Fondi Besa sh.a. dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë më 30.01.2018 lidhën Marrëveshjen e Kredise dhe te Pjesëmarrjes në Fondin e Garancisë, në kuadër të Programit të Mbështetjes së Biznesit (PMB), një nismë e rregulluar nga[nbsp] “Programi i Asistencës së Integruar për Zhvillimin e SME-ve (ndërmarrjet e vogla dhe të mesme) Shqiptare – IASME”, i ratifikuar nga Parlamenti Shqiptar, me ligjin 19/2014, datë 27.02.2017. Kjo nismë ka për qëllim zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme shqiptare (SME).
Ky është një program i përbashkët i Qeverisë Italiane dhe Qeverisë Shqiptare, me synim përmirësimin e qasjes në financa për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme shqiptare, duke i mbështetur me kredi me interesa të ulëta dhe me fond të garantimit të kredive, për të favorizuar kryerjen e investimeve për zhvillimin e tyre në një klimë sa më të përshtatshme financimi.
The program includes two important financial instruments in favor of Albanian SMEs:
• Linjë Kredie, e cila do të përdoret për të mundësuar kredi të buta për SME-të, në shumën totale prej 36 milion Euro; dhe
• Fondin e Garancisë, në shumën 5 milion Euro, i cili do të përdoret për të garantuar deri në 60% shumën e kredisë së kërkuar.
Për më tepër shiko: http://www.prodaps.al/linje-kredie-per-sme/
Ne kuader te kesaj Marreveshje u organizua edhe nje workshop, i cili u drejtua dhe u menaxhua nga Z. Kino Buxheli, Drejtor i Programit Italo –Shqiptar për Zhvillimin e SME-ve në Shqipëri dhe zj. Briolda Jahaj, Eksperte Financiare e Programit Italo-Shqiptar për Zhvillimin e SMEve.
Gjatë trajnimit u organizuan punë në grupe, ku pjesëmarrësit aplikuan konkretisht të gjitha njohuritë e marra dhe në të njëjtën kohë qartësuan dhe tejkaluan çdo vështirësi që hasën gjatë punës së tyre.