fbpx

NJOFTIM PËR TAKIMIN E ASAMBLESË SË AKSIONARËVE TË FONDIT BESA 2016


Për të gjithë anëtarët e Asamblesë së Aksionarëve të Fondit BESA

Të nderuar aksionarë të Fondit Besa,

Në bazë të Statutit të Fondit BESA dhe Ligjit 9901, datë 14.04.2008, “Për tregtarët dhe kompanitë tregtare” (të ndryshuar), ju njoftojmë se ditën e martën, më 14 Qershor 2016, në orën 11:00, në ambientet e Resortit “Tropikal” në Durrës, do të mbahet Mbledhja e Përgjithshme e Asamblesë së Aksionarëve të Fondit BESA me rendin e ditës si më poshtë:

1. Miratimi i Raportit të Drejtorit Ekzekutiv për veprimtarinë e Fondit Besa për vitin 2015;
2. Miratimi i Pasqyrave Financiare të Fondit BESA për vitin financiar 2015 të audituar nga kompania audituese KPMG;
3. Miratimi i fitimit të kompanisë për vitin 2015 dhe përdorimi i tij;
4. Miratimi i Planit të Biznesit të Kompanisë për vitin 2016 dhe për periudhën 2016-2018;
5. Miratimi i shoqërisë, si ekspert kontabël i autorizuar, për auditimin e pasqyrave financiare të vitit 2016 për Fondin BESA;
6. Miratimi i themelimit të Komitetit të Auditimit;
7. Të ndryshme.

Ne ju tërheqim vëmendjen që, për të marrë pjesë në Asamblenë e Aksionarëve, aksionarët duhet të jenë të pranishëm në 14 Qershor 2016, në orën 11:00, në ambientet e Resortit “Tropikal” në Durrës. Aksionarët mund të marrin pjesë personalisht, ose nëpërmjet përfaqësuesve të autorizuar. Përfaqësuesi i aksionarit mund të jetë një aksionar tjetër, ose një person i tretë. Numri i votave të çdo aksionari në Asamblenë e Aksionarëve është e barabartë me numrin e aksioneve që i përkasin secilit prej tyre.

Materialet dhe projekt propozimet e takimit duhet të dërgohen paraprakisht me e-mail. Personat e interesuar mund të marrin kopje të dokumenteve në zyrën e Asistentit të Drejtorit Ekzekutiv të Fondit BESA.

Njoftimi për mbledhjen dhe dokumentet përkatëse mund të gjenden edhe në faqen e internetit të kompanisë: www.fondibesa.com

Drejtor Ekzekutiv

Prof. Asoc. Dr. Bajram Muçaj