fbpx

NJOFTIM PUNËSIMI


Fondi BESA sh.a Institucion Financiar Jobankar, shpall konkurrimin për vend të lirë pune në pozicionin ASISTENTE OPERATORE për Qytetin e Durrësit.

Kërkesat kryesore për kandidatët për këtë pozicion janë:

o Diplomë Universitare në Fakultetin Ekonomik ose në fusha relevante

o Të ketë të paktën 1 vit përvojë pune profesionale në fushën e kredidhënies, shitjeve ose menaxhimit;

o Të jetë e aftë të ofrojë një cilësi të lartë të shërbimit ndaj klientit;

o Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese, në të shkruar dhe në të folur;

o Të ketë aftësi të punojë në grup dhe të mbështesë të tjerët;

o Të jetë e organizuar dhe korrekte;

o Të përgatisë saktë dhe në kohë raporte sipas kërkesës;

o Njohuri shumë të mira të programeve bazë kompjuterike;

Detyrat kryesore per te cilat do te jete pergjegjes:

o Të komunikojë dhe të informojë klientët/klientët potencial rreth produkteve dhe shërbimeve të kompanisë si dhe të mbajë saktë të gjithë informacionin e nevojshëm prej tyre;
o Të jetë person kontakti për zyrën;
o Të koordinojë dhe të sigurojë që realizohen në kohë të gjitha aktivitetet dhe dokumentacioni përkatës për klientët që janë pjesë e projekteve të veçanta;
o Të realizojë pyetësore të ndryshëm me klientët dhe të hedh të dhënat e tyre në programet përkatëse;
o Të përshkruajë histori të shkurtra klientësh;
o Të ndihmojë në mirëmbajtjen e dosjeve të klientëve dhe në inventarizimin e dokumentacionit fizik dhe elektronik;
o Të ndihmojë Drejtuesin e Degës dhe të regjistrojë të dhëna për ”Sistemin e mbylljes ditore”;
o Të përgatisë saktë dhe në kohë raporte sipas kërkesës Drejtorit të Degës;

Të gjithë kandidatët duhet të paraqesin dokumentet e mëposhtme:

  1. Kërkesë për punësim
  2. Curriculum Vitae

Dokumentacioni i kërkuar të dërgohet me email brenda datës 10 Nëntor në adresën tonë zyrtare të Institucionit sa më poshtë:

- [email protected]

Për çdo informacion tjetër mund të vizitoni faqen tonë zyrtare në internet www.fondibesa.com.