NJOFTIM PUNËSIMI
Fondi BESA sh.a Institucion Financiar Jobankar, shpall konkurrimin për vend të lirë pune në pozicionin Specialist IT Audit, pranë Departamentit të Auditit të Brëndshëm, për Zyrën Qëndrore:
Kërkesat kryesore për kandidatët për këtë pozicion janë:
o Arsim i lartë në fushën e Teknologjisë së Informacionit, Informatikë – Informatikë Ekonomike;
o Eksperiencë të ngjashme në fushën e teknologjisë së informacionit dhe programimit në institucione financiare (microfinancë, bankë)
o Eksperiencë punë mbi 5 vjet në fushën e Informatikës ose Informatikë- Ekonomike;
o Aftësi të mira analitike dhe komunikuese për të kuptuar dhe zbatuar objektivat e institucionit në fushën e IT – së dhe biznesit;
o Njohuri të përgjithshme në përdorimin e sistemeve të operimit si Windows Server 2012 . LINUX, etj;
o Njohuri të përgjithshme në teknologjitë e rrjetit si LAN, MAN, WAN, router, switches,etj;
o Njohuri të mira në gjuhët e programimit.
o Njohuri të mira në SQL server / Oracle;
Detyrat kryesore për të cilat do të jetë përgjegjës:
o Të zotërojë aftësi të mira analitike, organizimi dhe të vlerësimit të kontrolleve të IT.
o Të ofrojë aftësi të mira dhe bashkëpunuese për të punuar i pavarur dhe në grup;
o Të mbështesë dhe drejtojë ushtrimin e vlerësimit/auditimit të proceseve të IT, në përputhje me strukturat rregullatore apo standartet bazë si ITIL, ISO 27001/02.
o Të asistojë në hartimin e raporteve periodike të auditimit.
o Të ofrojë aftësi të mira në mënaxhimin e kohës për të arritur afatet dhe dhënie rezultatet maksimale;
Të gjithë kandidatët duhet të paraqesin dokumentet e mëposhtme:
- Kërkesë për punësim;
- Curriculum Vitae;
- Fotokopje të Diplomës Universitare të shoqëruar më listë notash;
- Dëshmi të ndryshme kualifikimi;
- Referencë punë nga punëdhënësi i fundit;
- Fotografi (1 copë);
Dokumentacioni i kërkuar të dërgohët me email brënda datës 15 Dhjetor
2024 në adresën tonë zyrtare të Institucionit sa më poshtë:
Për çdo informacion tjetër mund të vizitoni faqen tonë zyrtare në internet
www.fondibesa.com